6.9 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmeMinistri i Policisë së Kosovës Xhelal Sveçla pas ngjarjeve në veri: Përgëzoj...

Ministri i Policisë së Kosovës Xhelal Sveçla pas ngjarjeve në veri: Përgëzoj Policinë e Kosovës për profesionalizmin e treguar në ballafaqimin me grupe të organizuara kriminale

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, është deklaruar pas aksionit të Policisë në tri Komunat në veri të vendit, duke thënë se pas ceremonive të djeshme të betimit të Kryetarëve të komunave veriore, kryetarët e komunave Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq sot janë vendosur në zyret e tyre në objektet komunale ku do të vazhdojnë mandatin e tyre duke qenë në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim.

“Përgëzoj Policinë e Kosovës për profesionalizmin e treguar në ballafaqimin me grupe të organizuara kriminale, që kishin për qëllim pengimin e këtij procesi. 5 pjesëtarë të policisë janë lënduar nga sulmet e këtyre grupeve por që fatmirësisht lëndimet janë të lehta, ata ndihen mirë dhe janë në detyrë”.

Ai toj të gjithë qytetarët tanë që të mos bien pre e manipulimeve të grupeve kriminale të cilët për hir të përfitimeve kriminale personale e grupore dëshirojnë kaos dhe suspendim të shtetit të së drejtës e të demokracisë.

“Institucionet demokratike të Republikës së Kosovës do të jenë gjithnjë në shërbim të qytetarëve të vendit pa dallim dhe të pakompromis me sulmuesit e demokracisë, ligjit dhe qytetarisë”, tha Sveçla.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments