13.7 C
Tetovo
E enjte, 2 Maj, 2024
BallinaLajmeSPB-Tetovë: Nuk do të ketë regjim të posaçëm të enjten ashtu siç...

SPB-Tetovë: Nuk do të ketë regjim të posaçëm të enjten ashtu siç u paralajmërua

SPB Tetovë njofton qytetarët se regjimi i modifikuar, përkatësisht i posaçëm i komunikacionit të paralajmëruar për nesër (11 janar) në Tetovë nuk do të zbatohet nga ora 05:30 deri në ora 12:00, siç ishte planifikuar fillimisht. Për shkak se vizita e delegacionit të lartë nga Kuvendi i Mbretërisë së Arabisë Saudite është shtyrë. Kjo do të thotë, do të thotë se nesër në Tetovë komunikacioni do të zhvillohet normalisht dhe pa kufizime në rrugët e përmendura më parë, dhe e njëjta gjë vlen edhe për parkimin e veturave. Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë apelon nga drejtuesit e mjeteve që në tërësi të respektojnë shenjat, rregullat dhe rregulloret në komunikacion, veçanërisht ato që kanë të bëjnë me parkimin e automjeteve dhe mbi të gjitha të shmangin parkimin në të ashtuquajturat “rende të dyfishta”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments