15.7 C
Tetovo
E hënë, 29 Prill, 2024
BallinaKronikëSPB TETOVË / KUMTESË

SPB TETOVË / KUMTESË

Me datë 14.04.2024 në ora 22:20 në rrugën e
“Ilindenit” në Tetovë, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë
kanë arrestuar personin J.H.(45) nga Miletina e tetovës,
për arsye se ka prishur rendin dhe qetësinë publike dhe
është sjellur në mënyrë agresive ndaj zyrtarëve të
policisë të cilët po kryenin veprimet zyrtare. Pas
dokumentimit të çështjes kundër tij, do të vijojë
parashtresa përkatëse.
……
Me datë 14.04.2024 në ora 10:15 në SPB-Tetovë,
personi Xh.S.(48) nga Nerashti i Tetovës, ka raportuar
se në një objekt hotelierik në fshat ka qenë i sulmuar
fizikisht nga bashkëfshatari i tij A.D. Po merren masa
për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit, më pas do të
vijojë parashtresa përkatëse.
……
108 sanksione për shpejtësi tej normave të lejuara
në territorin e SPB Tetovë
Dje (14-prill) në periudhën nga ora 14.00 deri në ora
19.00 në zonën e SPB-Tetovë është kryer aksion
kontrollues për sanksionimin e drejtuesve të mjeteve që
drejtojnë automjetin me shpejtësi më të madhe se
shpejtësia e lejuar. Gjatë kontrollit janë konstatuar dhe
sanksionuar gjithsej 108 shkelje të shpejtësisë
maksimale të lejuar. Nga këto, 65 shkelje të shpejtësisë
janë regjistruar jashtë vendbanimit (TE-40 dhe GV-25),
nga të cilat 4 drejtues mjetesh (TE-3 dhe GV-1) e kanë
tejkaluar shpejtësinë me më shumë se 70 kilometra në
orë, dhe 28 shoferë (TE -23 dhe GV-5) për më shumë
se 50 kilometra në orë më shumë se sa lejohet.


Gjatë kontrollit janë sanksionuar edhe 43 shkelje
të shpejtësisë në vendbanim (TE-33 dhe GV-10), si dhe
janë sanksionuar edhe 2 lloje të tjera të kundërvajtjeve
në komunikacion (TE-1 dhe GV-1).
Ndaj shoferëve shkelës janë përgaditur
parashtresat e parapara me ligj.
……

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments