9.3 C
Tetovo
E shtunë, 27 Prill, 2024
BallinaKronikëSPB TETOVË / KUMTESË

SPB TETOVË / KUMTESË

Efektivët e policisë të SPB-Tetovë, dje (25-mars)
rreth orës 20:10 në rrugën ,,113″ në Tetovë, me urdhër
gjykate, kanë arrestuar 50-vjeçarin R.A. nga Tetova për
vuajtje të dënimit me burg në Institucionit Penal
Korrektues Burgu i Tetovës në Tetovë. Menjëherë pas
arrestimit, personi është dorëzuar në këtë institucion.
……
Dje (25-mars) rreth orës 22:45 në rrugën ,,Lenin”
në Tetovë, me urdhër gjykate, është arrestuar 21-vjeçari
K.E. nga Tetova për vuajtjen e dënimit me burg në
Institutin Korrektues Penal-Burgu i Tetovës në Tetovë,
ku edhe u dorëzua më vonë për vuajtje t dënimit.
……
Efektivët e policisë të SPB-Tetovë, dje (25-mars)
rreth orës 14:45 në rrugën ,,Fushtanska” në Tetovë
është arrestuar 24-vjeçari A.A. nga Leshnica e Poshtme
e Tetovës, i cili kishte vepruar në mënyrë agresive ndaj
tyre derisa po ndërmernin veprime zyrtare. Pas
dokumentimit të plotë të çështjes kundër tij, do të
përgaditet parashtresë përkatëse.
…….
Dje (25-mars) rreth orës 11:30 në rrugën ,,Cvetan
Dimov” në Tetovë, efektivët e policisë të SPB-Tetovë
kanë arrestuar 56-vjeçarin S.M. nga Tetova, i cili kishte
vepruar në mënyrë agresive ndaj tyrederi sa po
ndërmernin veprime zyrtare. Pas dokumentimit të rastit
kundër S.M. do të përgatitet parashtresë e parashikuar
me ligj.
……..


Efektivët e policisë të SPB-Tetovë, dje (25-mars)
rreth orës 13:20 në rrugën “Radovan Conic” në Tetovë
kanë arrestuar 39-vjeçarin F.I. nga Tetova, i cili ishte
raportuar dhjetë minuta më parë nga 67-vjeçari Xh.F.
nga Tetova, se ai e kishte sulmuar fizikisht përpara
objektit të tij tregtar në këtë rrugë. Pas zbardhjes së
plotë të rastit kundër F.I. do të përgatitet parashtresë
përkatëse.
……
Pesëdhjetë e shtatë vjeçari S.A. nga Reçica e
Vogël e Tetovës, dje (25-mars) në ora 17:50 në SPB-
Tetovë ka raportuar se rreth orës 16:10, nipi i tij i mitur
është sulmuar fizikisht nga fqinji i tyre A.M. Rasti është
duke u zbardhur dhe dokumentuar.
……
Dje (25-mars) në orën 19:10 në SPB-Tetovë
është thirrur në intervistë zyrtare 28-vjeçarja E.V. nga
Republika e Shqipërisë me qëndrim në Tetovë. Ajo në
ora 17.20 është denoncuar nga 29-vjeçarja S.I. nga
Tetova, se rreth orës 15:00 në afërsi të një shkolle fillore
të Tetovës e ka sulmuar fizikisht dhe e ka kanosur me
send të mprehtë. Sipas raportit, E.V. në brez kishte
mbajtur edhe një armë. Po ndërmerren masa dhe
aktivitete për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
…….
Gjashtëdhjetë e dy vjeçari L.M. nga Gostivari, dje
(25-mars) në ora 10:30 në SPB-Tetovë ka raportuar se
një ditë më parë rreth orës 16:20 është sulmuar fizikisht
nga tre persona në pellgun e peshqve ku ka punuar në
Banjicë të Poshtme të Gostivarit. Rasti është duke u
zbardhur dhe dokumentuar.
…….

Dje (25-mars) në ora 11:00, 74-vjeçari Zh.Gj. nga
Gostivari në SPB-Tetovë ka raportuar se më datë 23
këtij muaji rreth orës 16:30 në rrugën ,,Pançe Popovski”
në Gostivar është sulmuar fizikisht nga personi F.N.
Rasti është duke u zbardhur dhe dokumentuar.
…….
Dje (25-mars) në ora 14:00 në SPB-Tetovë është
raportuar se në rrugën ,,173” në Tetovë është raportuar
se vetura “Volkswagen Golf” me targa të Tetovës e
drejtuar nga 20-vjeçarja F.I. nga Novaka e Tetovës, ka
aksidentuar një vajzë të mitur nga Piroku i Tetovës. Në
këtë aksident vajza ka pësuar lëndime të rënda, të cilat
janë konstatuar në Spitalin klinik të Tetovës. Një ekip
nga SPB-Tetovë ka kryer këqyrje të vendit të aksidentit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments