13.5 C
Tetovo
E shtunë, 27 Prill, 2024
BallinaKronikëSPB TETOVË / KUMTESË

SPB TETOVË / KUMTESË

Efektivët e policisë të SPB Tetovë-Departamentit
të Punëve të Brendshme Gostivar, dje (20-mars) rreth
orës 19:50, në rrugën ,,Pançe Popovski” në Gostivar,
kanë privuar nga liria 41-vjeçarin S.S. nga Selca Keqe e
Tetovës. Ai më parë ishte raportuar nga një 30-vjeçare
nga Gostivari me të cilën ishte në lidhje dashurie se
para ndërtesës në të cilën ajo kishte banuar i kishte
marrë njërin nga dy fëmijët e mitur dhe e kishte
kërcënuar. Ai është mbajtë në Stacionin Policor të
Gostivarit për pastrimin dhe dokumentimin e çështjes.
……
Dje mbrëma (20-mars) rreth orës 22:30, në rrugën
,,Iliria” në Tetovë, efektivët e policisë të SPB-Tetovë e
kanë privuar nga liria 33-vjeçarin I.I. nga Shipkovica e
Tetovës, i cili kishte vepruar në mënyrë agresive dhe në
mënyrë të paautorizuar i kishte inçizuar ata gjatë
ndërmarrjes së veprimeve zyrtare. Çështja është duke u
pastruar dhe dokumentuar.
……
Dyzet e pesë vjeçari M.N. nga Gostivari, dje (20-
mars) në orën 12:45 në SPB-Tetovë ka raportuar se një
orë më para në lagjen periferike Fazaneria, është
sulmuar fizikisht nga personi A.D. Janë ndërmarrë
masat për të zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
……
Dje (20-mars) në orën 17:15 në SPB-Tetovë është
raportuar se në rrugën rajonale kryqëzimi i
Mavrovës–Dibër, në hyrje të fshatit Duf të Gostivarit, ka
ndodhë një aksident trafiku në të cilën morën pjesë: një
mjet transportues ,,Man” me shenja regjistrimi të


Gostivarit të cilën e ka drejtuar 26-vjeçari I.O. nga Dufi
dhe një motoçikletë ,,Sym 250”, gjithashtu me targa të
Gostivarit të drejtuar nga personi O.Ç.(26) nga
Republika e Shqipërisë. Në aksident, motoçiklisti ka
pësuar lëndime të rënda trupore të konstatuara në
Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit ,,Ferid Murad”. Në
vendin e aksidentit, inspektimin e ka kryer ekipi nga
Departamenti i Punëve të Brendshme-Gostivar.
…….
Dje (20-mars) në orën 17:30 në SPB-Tetovë është
raportua se autorë të panjohur në kupolën e kishës
,,Shën Atanasij” në kompleksin e manastirit të Kalasë së
Tetovës, kanë vendosur një flamur kombëtar të
Republikës së Shqipërisë dhe në një shtyllë metalike në
hyrje të Kalasë ishte vendosur një flamur me
mbishkrimin UCK. Menjëherë pas raportimit, në vendin e
raportuar është dërguar një ekip i SPB Tetovë. Është
kryer inspektim i plotë dhe janë ndërmarrë masat për
zbardhje të plotë dhe dokumentim të rastit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments