4.3 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaKronikëSPB TETOVË / K u m t e s ë

SPB TETOVË / K u m t e s ë

Mbrëmë (09-shkurt) rreth orës 02:40, në rrugën
,,167″ në Tetovë, efektivët e policisë të SPB-Tetovë kanë
privuar nga liria 36-vjeçarin J.B. nga Gostivari i cili një
orë më para ishte raportuar nga 53-vjeçari A.N. nga
Tetova se e kishte sulmuar fizikisht në rrugën ,,Iliria” në
Tetovë dhe se gjatë sulmit ai kishte përdorë një mjet
metalik, kurse një person tjetër që ishte me të e kishte
kërcënuar atë me armë zjarri. Tek J.B. është gjet dhe
konfiskuar një thikë, një shkop metalik dhe vetura ,,audi”
me shenja regjistrimi të Tetovës dhe është ndaluar në
Stacionin Policor të Tetovës për zbardhjen dhe
dokumentimin e çështjes, pas së cilës do të përgatitet
parashtresë përkatëse.
……
Efektivët e policisë të SPB-Tetovës, dje (08-shkurt)
rreth orës 18:30 në Bllokun 82 në Tetovë, kanë privuar
nga liria personin L.C. (20) nga Tetova, për arsye se
gjatë kontrollit të kryer, tek ai është gjet dhe konfiskuar
marihuanë. Rasti është duke u zbardhur dhe
dokumentuar dhe kundër tij do të përgaditet parashtresë
përkatëse.

Dje (08-shkurt) në ora 13:10 pjestarë të policisë të
SPB Tetovë-Departamentit për punë të brendshme
Gostivar, kanë privuar nga liria 81-vjeçarin H.H. nga
Banjica e Poshtme e Gostivarit. Ai dyshohet se më parë
kishte ndezur zjarr në fushën e tij, i cili shpejt ishte
përhap në mënyrë të pakontrolluar dhe kishte dëmtuar
një shtallë fqinje në pronë të 71-vjeçarit N.D. nga i njëjti
fshat, si dhe një tub plastik të vendosur aty pranë. Nuk

ka persona të lënduar në zjarr, kurse me ndërhyrjen e
Njësisë Territoriale të zjarrfikësve të Gostivarit, zjarri
plotësisht është lokalizuar. Janë ndërmarrë masat për
zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
……
Dje (08-shkurt) në orën 18.00 në SPB-Tetovë
është raportuar se në rrugën “101” në Gostivar, një
veturë “folksfagen polo” me shenja regjistrimi të
Gostivarit, e drejtuar nga 18-vjeçari N.Z. nga Balindolli i
Gostivarit ka godit një të mitur nga Gostivari. Në
aksident, e mituri ka pësuar lëndime të rënda trupore të
konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm ,,Ferid Murad” në
Gostivar, kurse pak më vonë N.Z. është privuar nga liria.
Në vendin e aksidentit, këqyrjen e ka kryer ekipi nga
Departamenti i punëve të brendshme-Gostivar.
……
Gjashtëdhjetë e katër vjeçari banor i një fshati të
Gostivarit, dje (08-shkurt) në ora 15.40 në SPB Tetovë
ka raportuar se vitin e kaluar kishte kontaktuar personin
A.N. nga Shkupi i cili i kishte premtuar atij t’i siguronte
një çertifikatë të kalimit të provimit gjuhës gjermane për
kunëtën e tij dhe atij i kishte paguar 1800 euro për
shërbimin. Personi më vonë i kishte dhënë një
certifikatë, por dokumenti kishte qenë i falsifikuar, pas së
cilës e kishte kuptuar se ishte mashtruar. Çështja është
duke u pastruar dhe dokumentuar.

Dje (08-shkurt) rreth orës 22:25, në rrugën e
,,Ilindenit” në Tetovë, efektivët e policisë të SPB Tetovë,
kanë ndaluar 18-vjeçarin J.J. nga Dëbërca e Tetovës, i
cili ishte raportur nga 18-vjeçar A.Sh. nga Tetova, se në
dalje nga një objekt hotelierik në rrugën “167” në Tetovë,
e kishte sulmuar fizikisht dhe e kishte kërcënuar me një
mjet të mprehtë. Rasti është është pastruar kurse ndaj
J.J. është përgatitur parashtresë përkatëse.

======

Njëzet e pesë vjeçari M.D. nga Xhepçishti i
Tetovës, dje (08-shkurt) në orën 13:50 në SPB-Tetovë
ka raportuat se në fshat 20 minuta parë për shkak të
marrëdhënieve të tyre të papastruara të borxhit të
besuar është sulmuar fizikisht nga fqinji i tij B.A.. Çështja
është duke u pastruar dhe dokumentuar.
……
Tridhjetë e gjashtë vjeçarja H.Z. nga Tetova, dje
(08-shkurt) në orën 20.00 në SPB-Tetovë ka raportuar
se një orë më parë në rrugën e ,,Ilindenit” në Tetovë
është sulmuar fizikisht nga dy femra të cilat i kishin
marrë bizhuteritë e arit që ajo kishte me vete. Janë
ndërmarrë masat për të zbardhjen dhe dokumentimin e
rastit.
……
Sot (09-shkurt) rreth orës 4:30 efektivët e policisë
të SPB-Tetovë kanë privuar nga liria 42-vjeçaren A.A.
nga Nerashti i Tetovës e dyshuar për kryerjen e veprës
penale “falsifikim dokumenti”. Ajo është mbajtë në
Stacionin Policor të Tetovës për procedurë të
mëtejshme.

=======

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments