7.3 C
Tetovo
E shtunë, 4 Maj, 2024
BallinaLajmeBekteshi: Do të ndajmë 3.555 vauçerë për turizëm për punëtorët me të...

Bekteshi: Do të ndajmë 3.555 vauçerë për turizëm për punëtorët me të ardhura të ulëta në vlerë prej 18:000 denarë

Ministria e Ekonomisë këtë vit do të ndajë 3.555 vauçerë në vlerë prej 18.000 denarë për pushime në kapacitetet turistike vendore për punëtorët të ardhurat mujore familjare të të cilëve nuk i kalojnë të ardhurat neto prej 50.000 denarë.

Thirrja publike, siç informoi ministri resor, Kreshnik Bekteshi, do të publikohet të hënën më 12 shkurt, ndërsa të drejtë pjesëmarrjeje kanë të gjithë personat fizikë që janë të punësuar dhe të ardhurat e tyre mujore në familje nuk i kalojnë të ardhurat neto prej 50.000 denarë. Për këtë masë, sipas Programit për mbështetje të turizmit vendor për punëtorët me të ardhura të ulëta, janë siguruar mjete në vlerë prej 64 milionë denarë, përkatësisht do të lëshohen gjithsej 3.555 vauçerë.

“Konfirmimi për pushim i punëtorëve me të ardhura të ulëta do të mund të përdoret jashtë sezonit turistik në cilindo nga objektet hotelierike nga Lista e objekteve hotelierike të regjistruara për akomodim, e publikuar në ueb-faqen e Ministrisë së Ekonomisë. Konfirmimi mund të përdoret nga momenti i pranimit deri më 30 qershor të vitit 2024 dhe nga 15 shtatori deri më 1 dhjetor 2024”, theksoi Bekteshi në konferencën e sotme për shtyp në Qeveri.

Qëllimi kryesor i kësaj mase, për të cilën edhe vitet e kaluara ka pasur interes të madh, shtoi, është t’u mundësohet personave me të ardhura të ulëta të shfrytëzojnë pushimin vjetor, ndërsa në të njëjtën kohë të ndihmohen qendrat turistke në rritjet e vëllimit të punës jashtë sezonit turistik.

“Kjo masë ka dhënë rezultate të dukshme në të kaluarën. Numri i turistëve vendas vazhdimisht është në rrutje vitet e fundit, ndërsa numri i bujtjeve tashmë ka tejkaluar numrin e turistëve të huaj. Sot është afati i fundit i aplikimit për hotelet që dëshirojnë të pranojnë mysafirë me vauçera për pushim. Ata që nuk kanë aplikuar deri më tani mund ta bëjnë me postë ose në Arkivin e Ministrisë së Ekonomisë”, thekson Bekteshi.

Për të marrë pjesë në thirrjen publike, siç tha, aplikantët deri në Ministrinë e Ekonomisë duhet të paraqesin kërkesë të cilën mund ta gjejnë në ueb faqen ose në Arkivin e Ministrisë: vërtetim nga punëdhënësi për lartësinë e pagës së paguar dhe vërtetim nga banka për tre muajt e fundit për aplikantin dhe për anëtarët e familjes së ngushtë: vërtetim nga Agjencia për punësim me të cilën vërtetohet se anëtarët e familjes më të ngushtë nuk janë të punësuar: për anëtarët e familjes që janë mbi 18 vjeç dhe janë nxënës të shkollave të mesme ose studentë dorëzohet vërtetim nga institucioni arsimor. Gjithashtu aplikanti duhet të dorozojë edhe fotokopje të kartës së identitetit dhe certifikatës së lindjes për të dhe familjen e tij; dëshmi për anëtarët e familjes më të ngushtë (certifikatë nga Libri amë i të martuarve, vërtetim për divorc ose certifikatë e vdekjes për një anëtar të familjes); deklaratë të notarizuar se aplikanti moralisht, materialisht dhe penalisht është përgjegjës për të dhënat e futura.

Kërkesat me dokumentacionin e plotë të dorëzohen në Arkivin e Ministrisë së Ekonpmisë, në rr. “Jurij Gagarin”15, Shkup më së voni deri më 29 shkurt 2024.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments