15.2 C
Tetovo
E shtunë, 27 Korrik, 2024
BallinaKronikëSPB TETOVË / K u m t e s ë

SPB TETOVË / K u m t e s ë

Efektivët e policisë të SPB-Tetovë, dje (04-shkurt)
rreth orës 14:00 në rrugën e “Ilindenit” në Tetovë, pas
një fletaresti të lëshuar me urdhër gjykate, kanë
arrestuar personin A.S. (35) nga Palçishti i Poshtëm i
Tetovës për vuajtjen e dënimit me burg në institucionin
korrekties penal, Burgu i “Tetovës” në Tetovë.
Menjëherë, ai është dorëzuar në këtë institucion për të
vuaktur dënimin.
……
Dje (04-shkurt) rreth orës 13:00, në rrugën e
“Ilindenit” në Tetovë, efektivët e policisë të SPB-Tetovë
kanë privuar nga liria personat Xh.Z.(20) dhe F.Z. (24)
nga Reçica e Vogël e Tetovës. Ata më parë ishin
raportuar nga 40-vjeçarja V.K. nga Tetova, me të cilën
Xh.Z. kishte qenë në një marrëdhënie dashurie për një
kohë të gjatë, rreth orës 02:30 në apartamentin që ajo
po qëndronte në Tetovë, Xh.S. e kishte sulmuar fizikisht
deh i kishte shkaktuar lëndime të rënda trupore të
konstatuara në Spitalin Klinik të Tetovës. Të dy janë
mbajtë në Stacionin Policor të Tetovës për pastrimin dhe
dokumentimin e çështjes, pas së cilës do të përgatiten
parashtresat përkatëse.

=========

Dje (04-shkurt) rreth orës 18:20, në Lagjen e
Gostivarit Pitarnica, efektivët e policisë të SPB Tetovë-
Departamentit të punëve të brendshme Gostivar, kanë
arrestuar personin L.S. 49-vjeç nga fshati Sence i Rekës
të Epërme, sepse ai kishte vepruar në mënyrë agresive
dhe kishte ofenduar efektivët e policisë nga Njësia e
Policisë së Mavrovës Çështja është duke u pastruar dhe

dokumentuar dhe kundër L.S. do të pasoj parashtresë
përkatëse.
……
Dje (04-shkurt) në ora 21:40, D.N.(36) nga
Haraqina e Shkupit në SPB-Tetovë ka raportuar se dy
orë më parë në një objekt hotelierik në rrugën “Iliria” në
Tetovë, ku ai po qëndronte me disa njerëz të tjerë, pas
një zënke të mëparshme verbale është sulmuar fizikisht
nga 46-vjeçari K.O. nga Tetova i vili gjatë sulmit kishte
përdorur edhe mjet metalik. Janë ndërmarrë masat për
të pastruar dhe dokumentuar rastin.
……

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments