22.8 C
Tetovo
E shtunë, 18 Maj, 2024
BallinaKronikëSPB TETOVË / K u m t e s ë

SPB TETOVË / K u m t e s ë

Më 18.01.2024 në orën 10.00 në Tetovë, zyrtarët e
policisë nga SPB-Tetovë, kanë arrestuar personin T.Xh.
(48) nga Sellca e Tetovës. Ai u kërkua me urdhër të
gjykatës për vuajtjen e dënimit me burg. Personi është
dorëzua në Institucioni Korrektues Penal- Burgu i
Tetovës për vuajtjen e dënimit.

Sot (19.01.2024) në orën 02.30 në rrugë “Ivo Lola
Ribar” në Tetovë, zyrtarët e policisë nga SPB-Tetovë
kanë privuar nga liria personin M.S.(21) dhe një të mitur,
të dy nga Tetova. Ata u gjetën duke vjedhur një motor në
një oborr shtëpie. Motoçikleta e vjedhur u konfiskuar dhe
iu kthye pronarit dhe personat janë mbajtë në stacionin
policorë.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tyre do
të përgaditet parashtresë përkatëse.

Më 19.01.2024 në ora 06.30 në Tetovë, zyrtarët e
policisë nga SPB-Tetovë, kanë arrestuar personin L.M.
(31) nga fshati Novo Sellë, komuna e Zhelinës, për
arsye se ai kishte shkelë rendin dhe qetësinë publike
dhe kishte treguar sjellje agresive ndaj tyre duke
ndërmarrë veprime zyrtare. Pas dokumentimit dhe
pastrimit të çështjes kundër tij, do të përgaditet
parashtresë përkatëse.

Më 19.01.2024 në orën 00.15 në SPB-Tetovë
është arrestuar dhe u mbajt personi A.N.(49) nga
Tetova, i cili rreth një orë më parë ishte raportua nga

gruaja e tij 44-vjeçare se ai e kishte sulmuar fizikisht në
shtëpinë e tyre familjare.
Janë ndërmarrë masat për pastrimin dhe
dokumentimin e rastit dhe kundër tij do të përgatitet
parashtresë përkatëse.

Më 19.01.2024 në orën 00.00, zyrtarët e policisë
nga SPB-Tetovë kanë privuar nga liria 18-vjeçaren R.I.)
nga Shkupi. Një ditë më parë rreth orës 21:30, ajo kishte
raportuar se E.I.(55) nga Tetova e kishte sulmuar
fizikisht dhe e kishte mbajti kundër vullnetit të saj në
shtëpinë e tij. Pas marrjes së masave dhe aktiviteteve
në bashkëpunim me Qendrën për Çështje Sociale
Tetovë, u konstatua se ajo kishte bërë raportim të
rrejshëm lidhur ngjarjen dhe më vonë në një bisedë
zyrtare ajo pranoi se kishte qëndruar në shtëpi me
vullnetin e saj. Pas dokumentimit të plotë të rastit,
kundër saj do të përgaditet parashtresë përkatëse sipas
nenit 366 paragrafi 1 në lidhje me nenin 140 paragrafi 1
të Kodit Penal.

Më 18.01.2024 në orën 12.45 në rrugën magjstrale
Gostivar-Kërçovë, tek “udhëkryqi i qelqores”, zyrtarët e
policisë nga SPB Tetovë – Stacioni policor për sigurinë e
trafikut rrugor – Gostivari kanë arrestuar 34-vjeçaren
Gj.B. nga Kumanova, e cila së bashku me dy fëmijët e
saj të mitur u gjet duke lypur lëmoshë. Pas dokumentimit
të çështjes, kundër saj do të përgaditet parashtresë
përkatëse.

Më 18.01.2024 në orën 17.00, zyrtarët e policisë
nga SPB Tetovë – DPB Gostivari kanë privuar nga liria
personin B.H. (34) nga fshati DUF i Rekës së Poshtme.
Ai është raportua nga një grua 47-vjeçare nga Republika
e Shqipërisë, me banim në një fshat të Gostivarit, se ai e

kishte sulmuar fizikisht atë dy vjet më parë, e kishte
detyruar të kryej mardhënje me t dhe i kishte marrë
para. Sipas raportit, B.H. dhe pas kësaj e kishte
kërcënuar atë dhe djalin e saj të mitur nëse ajo nuk do
pranonte të takoheshte me tëë. Janë ndërmarë masat
dhe aktivitetet për pastrimin e çështjes, ku do të pasoj
edhe parashtresë përkatëse.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments