20 C
Tetovo
E diel, 19 Maj, 2024
BallinaKronikëSpasovski për incidentin në “East Gate”: Kemi të dyshuar, po mblidhen dëshmi

Spasovski për incidentin në “East Gate”: Kemi të dyshuar, po mblidhen dëshmi

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski theksoi se tashmë ekzistojnë të dyshuar të cilët mund të jenë autorë të incidentit të armatosur në QT “East Gate”, i cili ndodhi ndodhi para tre ditësh, ndërsa në të cilin u plagosën dy persona.

Ai këtë e deklaroi në lajmet e Kanal 5, i pyetur lidhur me hetimin për incidentin.

Ministri tha se po punohet intensivisht në drejtim të mbledhjes së informatave dhe dëshmive për incidentin në kuadër të shtabit të posaçëm i cili është formuar në Sektorin për Punëtë Brendshme (SPB) Shkup.

“Gjithsesi se ideja dhe një nga mundësitë gjatë hetimeve kriminele është që përmes publimit të fotografisë të fitohen sa më shumë që është e mundur dëshmi për një punë të tillë dhe pikërisht për këtë arsye është ndërmarrë ai hap. Në këtë drejtim, mendoj se çdo lajm i konfirmuar, informatë e cila vjen nga institucionet është informata e duhur. Kështu, shumë spekulime, shumë shkrime në rrjetet sociale ka pasur dhe do të ketë – megjithatë është e rëndësishme që ato informatat’i marim nga institucione relevante. Çdoherë kur do të kemi diçka të re, do të dalim me infpormata gjatë rrjedhës së hetimit”, thotë Spasovski.

Incidenti i armatosur në QT “East Gate” është i dyti brenda dy muaji. Jozyrtarisht, në shënjeshtë të të shtënave ka qenë Rade Trajovski me nofkën Shtekli, ndaj të cilit është shtënë në “East Gate” edhe para dy muajve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments