13.2 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmeSPASOVSKI PËR ARRESTIMIN E DJALIT TË DEPUTETIT: Kushdo që merret me ...

SPASOVSKI PËR ARRESTIMIN E DJALIT TË DEPUTETIT: Kushdo që merret me krim duhet të mbajë përgjegjësi

Kushdo që merret me krim duhet të mbajë përgjegjësi, nuk mendoj nëse dikush është në marrëdhënie familjare me zyrtarë, tha ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

Në lajmet e KANAL 5, ai ka dhënë më shumë detaje për arrestimin e djalit të një deputeti dhe punonjësi të lartë policie, për trafik pa leje droge dhe armësh.

“Kemi pasur aktivitete intensive në periudhën e kaluar. Departamenti për Krim të Organizuar në MPB, së bashku me Prokurorinë Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit dhe natyrisht me prokuroritë themelore publike. Janë për t’u festuar dy aksionet – në zonën e SPB të Shkupit dhe në atë të SPBShtip, në të cilat u shkatërruan disa grupe kriminale që merreshin me trafikun e drogës dhe armëve. Në Shkup janë shpërbërë disa grupe kriminale, janë bërë kontrolle në 27 lokacione, janë arrestuar 15 persona të cilët kanë qenë të përfshirë për një kohë të gjatë dhe janë nën vëzhgim nga MPB. Po ashtu në territorin e SPB Shtip janë arrestuar persona nga Koçani, Vinica, Berova për trafik droge. Po ashtu aty ka qenë edhe një polic që praktikisht ka bashkëpunuar me këtë grup”, tha Spasovski.

Ai thotë se nuk ka lëshime në mbajtjen e përgjegjësisë ndaj askujt.

“Mesazhi është i qartë – të gjithë të përfshirë në krim duhet të mbajnë përgjegjësi. Nuk ka asnjë lëshim për askënd në këtë seksion dhe absolutisht nuk dua të mendoj në drejtimin nëse dikush është i lidhur apo ka ndonjë marrëdhënie me zyrtarët. Të gjithë duhet të mbajnë përgjegjësi. Sepse jo vetëm për drogën dhe armët, për çdo lloj veprimtarie kriminale, nëse nuk jepet përgjigje energjike nga shteti dhe institucionet, do të thotë humbje e asaj beteje me krimin dhe korrupsionin”, thotë Spasovski.

Ai përkujtoi se në territorin e SPB Tetovë janë arrestuar 10 anëtarë të grupit kriminal për trafikim me qenie njerëzore, gjegjësisht tutazh i të miturit.

Ministri për arrestimin dhe paraqitjen e kallëzimit penal kundër një punonjësi të ARM-së dhe një punonjësi të “Vodostopansstvo” për marrje ryshfeti, gjegjësisht nëse kjo nënkupton një luftë më të ashpër kundër korrupsionit, tha se nëse shihen të dhënat statistikore për vitin 2022, do të theksohet se në seksionin e korrupsionit është shënuar 50 për qind rritje e aktivitetit zbulues.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments