10.7 C
Tetovo
E hënë, 29 Prill, 2024
BallinaLajmeSonja Biserko nga Beogradi: Vuçiç po kërkon Asociacionin, një 'Republika Srpska' -...

Sonja Biserko nga Beogradi: Vuçiç po kërkon Asociacionin, një ‘Republika Srpska’ – Kurtin po e fajësojnë pa i dhënë garanci!

Znj. Sonja Biserko, Kryetare e Komitetit të Helsinkit në Serbi, ka dhënë një intervistë sot në SYRI TV lidhur me tensionet Kosovë-Serbi dhe faktin se ku po gabojnë ndërkombëtarët. Ndër të tjera, znj. Biserko shprehet:

“Ndërkombëtarët kanë zgjedhur të ndëshkojnë vetëm Kurtin dhe janë përgjegjës për zgjedhjet e fundit në veri dhe e vendosin fajin vetëm tek ai. Do duhej të kishin përgjegjësi të dyja palët, por duhet të kemi parasysh se Beogradi ka bërë më shumë provokime dhe besoj se perëndimorët duhet të jenë më të barabartë, nuk duhet ta vendosin fajin vetëm tek më të dobëtit.”

“Presidenti Vuçiç nuk po e kontrollon për herë të parë, situatën, që është diçka shumë acaruese për të. Po bën gabime në mënyrë të përditshme, në mënyrën se si u adresohet njerëzve, publikut më të gjerë përmes valëve të tij në televizor, çka është edhe më acaruese sepse ai ka prirjen të fyejë dhe të poshtërojë  e të margjinalizojë gjithçka që po ndodh në rrugët e Beogradit.” 

Perëndimi duhet të marrë kontrollin e këtij lloj procesi e Dialogu dhe kjo është diçka që duhet kontrolluar në mënyrë të prerë prej Perëndimit e jo vetëm përmes ideatorëve a personave 

Armela Ferko: Znj. Biserko, në mes tensioneve midis Kosovës dhe Serbisë, duket se BE po planifikon sanksione më drejtim të Kosovës. Cili është opnioni juaj në lidhje me këtë çështje?

Sonja Biserko: ….  kanë zgjedhur të ndëshkojnë vetëm Kurtin dhe janë përgjegjës për sa i përket këtyre zgjedhjeve në veri, por e vendosin fajin vetëm tek ai, kur ka, siç do të thoshim përgjegjësi nga të dy palët. Por duhet të kemi parasysh se Beogradi ka bërë më shumë provokime dhe besoj se perëndimorët duhet të jenë më të barabartë, nuk duhet ta vendosin fajin vetëm tek më të dobëtit …

… Nga ana tjetër, Vuçiç ka telashe dhe në “shtëpi”, protestat vijojnë, njerëzit janë të pakënaqur, pra nuk e dimë se cili është potenciali i këtyre protestave. Gjithsesi, e ndryshon në mënyrë domethënëse, situatën sociologjike dhe atmosferën e shoqërisë. Njerëzit po kërkojnë më shumë, presin më shumë dhe Presidenti Vuçiç nuk po e kontrollon për herë të parë, situatën, që është diçka shumë acaruese për të. Po bën gabime në mënyrë të përditshme, në mënyrën se si u adresohet njerëzve, publikut më të gjerë përmes valëve të tij në televizor, çka është edhe më acaruese sepse ai ka prirjen të fyejë dhe të poshtërojë  e të margjinalizojë gjithçka që po ndodh në rrugët e Beogradit.

Armela Ferko: Ka shumë analistë shqiptarë apo edhe ndërkombëtarë e së fundmi “The Foreign Policy magazine”, që mendojnë se SHBA, administrata Biden, ka gabuar me politikën e ndjekur ndaj Kosovës, z. Biserko. (Citon një pjesë) Pra, a mund t’i kërkohet Kosovës, miratimi i Asocacionit pa i dhënë disa garanci? Anëtarësimi në NATO, p.sh.

Sonja Biserko: Kjo është pikërisht arsyeja kryesore e tensioneve të tanishme që tani po i fajësohen Kryeministrit Kurti, po nga ana tjetër ai nuk ka marrë asnjë garanci, pra, është një çështje që çfarë të presë. Është një fakt se Vuçiç nuk i zbaton, ai në shtëpi (Serbi) thotë se nuk ka firmosur asgjë dhe nuk mund të më detyroni për asgjë. Pra, nuk është serioz në pjesëmarrjen në këtë Dialog dhe sigurisht po i denoncon të dyja marrëveshjet, gjithçka që nuk është e vlefshme për Beogradin sipas tij.

Pra, ai po kërkon për Asociacionin,  që është si një “Republika Serpska”  për Beogradin, por për sa i përket Kosovës, në çfarëdolloj mënyre ky Asocacion, si do të integrohet në Kosovë, nëse ka pesë vende në BE që nuk e kanë njohur Kosovën, nuk do të ketë garanci, nëse nuk ka garanci për anëtarësimin në NATO. Pra, ka shumë arsye nga ana e Kosovës për të mos i qëndruar kësaj vije si të thuash, kësaj agjende të cilën po mundohet ta imponojë Beogradi.

Kemi dhe deklarata publike nga ambasadorët këtu në Beograd që kanë thënë se Asociacioni do të debatohet me Dialog, sepse është një çështje shumë komplekse që nuk mund të jetë e para në agjendë.

Në fund të fundit, nuk kemi parë ndonjë propozim nga kjo anë dhe dihet, si të thuash, nga qendrat e shumta të elitave politike serbe, të gjitha kanë në mendje ndasitë në Kosovë dhe fatkeqësisht, kjo është kaq e thellë saqë nuk shoh se si Presidenti Vuçiç do ta shkelte këtë vijë.

Për këtë arsye mendoj se Kosova ka të gjitha arsyet për të dyshuar në synimet e mira të Beogradit dhe tani dyshohet se tri policë shqiptarë janë të burgosur si “spiunë” – për Serbinë. Kjo pra për të krijuar tensione dhe situata dhe provokime në kufi ndoshta dhe kjo është diçka që Perëndimi, sidomos NATO, BE dhe SHBA duhet ta vendosin nën kontroll të plotë sepse nëse ka 90 e ca ushtarë të KFOR të lënduar në këtë përplasje në veri, është diçka e papranueshme për NATO-n. Nuk do ta lejojnë më tej dhe nëse vijon në këtë drejtim, zgjedhjet do të jenë të ndryshme. Besoj se kjo është një gjë që të dyja palët duhet ta kenë në mendje, sidomos Beogradi.

Pastaj serbët e Kosovës në veri po bëhen gjithnjë e më dyshues përsa i përket besimit në dorën e zgjatur nga partia e Vuçiçit dhe po kontrollojnë serbët në Kosovë, po i mbajnë si pengje në interes të Beogradit, jo në interes të tyre dhe kjo duhet të ndryshojë sepse të gjithë serbët e Kosovës sigurisht që do të kërkonin të mbijetonin, të integroheshin dhe të merrnin të drejta të plota që garantohen nga dokumentacionet e Kosovës, Kushtetuta dhe të tjera strategji të veçanta që janë të vendosura në tryezë, po nuk janë implementuar plotësisht, ndoshta.

Kjo është tani arsyeja pse Beogradi duhet të vendosë rregull dhe Perëndimi duhet të marrë kontrollin e këtij lloj procesi e Dialogu dhe kjo është diçka që duhet kontrolluar në mënyrë të prerë prej Perëndimit e jo vetëm përmes ideatorëve a personave që dërgohen thjesht për facilitim të Dialogut. Jo! Duhet të merret përsipër prej Perëndimit, prej SHBA-së dhe të kenë kontroll të plotë të procesit.”/ar.sh/SYRI.NET

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments