15.3 C
Tetovo
E diel, 28 Prill, 2024
BallinaLajmeEdi Rama u bë gjysëm i gjallë /Rrëmbimi i tre policëve. Presim...

Edi Rama u bë gjysëm i gjallë /Rrëmbimi i tre policëve. Presim fjalën e KFOR-it që po heton rastin dhe i qëndrojmë de-eskalimit imediat

ryeministri Edi Rama ka reaguar për rrëmbimin e tre policëve, duke theksuar se priet reagimin e fundit të KFOR-it që po heton rastin.

Ai iu përgjigj kritikëve të cilët thanë se Tirana zyrtare nuk ka reaguar në lidhje me ngjarjen në Kosovë.

Kreu i qeverisë riktheksoi se i qëndron de-eskalimit të menjëhershëm të tensionit në veri të Kosovës., duke rikujtuar se Shqipëria është pjesë e bashkësisë euroatlantike dhe ka të njëjtën linjë me të e cila bombardoi Serbinë dhe krijoi shtetin e Kosovës.

Kryeministri Edi Rama reagim në Twitter:

Kush thotë se po heshtim apo kush kërkon t’i hedhim benzinë zjarrit duke ngritur akuza ndërkohë që KFOR-i po investigon rastin, nuk do t’ia dijë as për Kosovën e as për Shqipërinë, po vetëm për luftën e stërhumbur politike me mua apo për politikën e luftës imagjinare me Serbinë. Prandaj më duhet edhe njëherë t’u kujtoj se Shqipëria është pjesë e bashkësisë euroatlantike dhe ka fiks të njëjtën linjë të kësaj bashkësie, e cila bombardoi Serbinë dhe krijoi shtetin e Kosovës! Ne presim fjalën e KFOR-it që po heton rastin dhe i qëndrojmë de-eskalimit imediat!

Kujtojmë se tre policë kufitarë të Policisë së Kosovës janë rrëmbyer nga njësitë speciale të Serbisë në vijën kufitare mes të dyja vendeve.

Policia e Kosovës sqaron se tre zyrtarët ishin të stacionuar në pikën statike në vendin e njohur si Tresave/Bare për të penguar qarkullimin përgjatë rrugëve ilegale në Leposaviq, brenda territorit të Republikës së Kosovës.

Sipas policies së Kosovës, zyrtarët kishin njoftuar se kanë parë persona të maskuar dhe armatosur në afërsi të pikës derisa kanë kërkuar edhe asistencë, e cila kur arriti në vendin e ngjarjes gjeti vetëm makinën zyrtare.

Futja në territorin e Kosovës nuk është e pazakontë sipas policisë, pasi kjo bëhet me qëllim destabilizimi të vendit.

Për lirimin e tyre janë njoftuar të gjithë mekanizmat vendorë dhe ndërkombëtarë, përfshirë edhe misionin e KFOR-it.

Nga ana tjetër mediat serbe që kanë publikuar edhe pamjet e zyrtarëve policorë thonë se u arrestuan pasi kaluan në territorin e Serbisë.

Rrëmbimi i tre policëve kufitar të Kosovës, nga policia speciale e Serbisë ka nxitur reagimin e Qeverisë së Kosovës e cila ka marrë vendim për ndalimin e hyrjes në Kosovë të të gjitha mallrave që kanë origjinë serbe.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar duke thënë se rrëmbimi i policëve u bë në shenjë hakmarrjeje pas arrestimit të të dyshuarit për sulm ndaj KFOR-it, Milune Milenkoviç.

Top Channel

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments