20.5 C
Tetovo
E martë, 7 Maj, 2024
BallinaLajmeSondazh pa adresë dhe pa asnjë të dhënë për publikim në media!

Sondazh pa adresë dhe pa asnjë të dhënë për publikim në media!

Gjatë të dielës, njëra prej televisioneve nacionale në gjuhën shqipe, Alsat-M publikoi lajmin me një sondazh mbi qëndrimin e opinionit publik në lidhje me betejën brenda BDI-së, përcjell Flaka

As në fillim por as në brendi dhe as në fund të lajmit, nuk u përmend instituti që ka realizuar sondazhi, sikurse nuk u dhanë informacione mbi periudhën kohore të realizimit të sondazhit, sa është madhësia e kampionimit, sa është kufiri i lejuar i gabimit dhe as cila ka qenë metodologjia e realizimit të anketës.

Këto rregulla janë të patjetërsueshme për publikimin e një sondazhi në media madje edhe obligim ligjor. Është rregull që para se një medie t’u referohet rezultateve të një sondazhi për ta prezantuar atë në opinion, duhet të ketë parasysh disa aspekte, të cilat janë edhe obligime ligjore gjatë të botuarit të rezulatateve të një ankete.

Parim kryesor është zbardhja e pyetjes se cili është instituti apo organizata që ka kryer anketën. Nevojiten të dhënat mbi të: Kush është pronar, drejtues apo themelues,  si funksionon, vallë është transparent ndaj opinionit, vallë ka adresë, kontakt telefoni, ueb faqe të përditësuar? Dhe, sa më shumë informata, sa më i qasshëm për opinionin është zbatuesi i anketës, aq më shumë rritet besueshmëria ndaj tij.

Krahas rezultateve që shoqërohen me grafikone adekuate, në lajm duhet të jepet informacion edhe rreth metodologjisë së realizimit të anketës dhe duhet të bëhet e ditur mënyra e komunikimit mes anketuesit dhe të anketuarit.

Madhësia e kampionimit, gjegjësisht numri i të anketuarve po ashtu duhet bërë publik, që lajmi të krijon sa më tepër besueshmëri.

Për sondazhet të cilat tregojnë për disponimin e elektoratit, ato patjetër duhet të përfshijnë të gjitha grupet e votuesve me karakteristika të ndryshme, edhe për nga mosha, gjinia, vendbanimi (urban apo rural), statusi social, arsimimi, përkatësia etnike dhe informacione të tjera shtesë.

Se në çfarë periudhe është realizuar sondazhi, po ashtu, duhet të ceket në informacioni mbi epoogun e sondazhit. Sondazhi relevant duhet ta shpalosë kohën se kur ose në çfarë periudhë është realizuar.

Ajo që mediat shpesh harrojnë është të theksojnë margjinën e gabimit të rezultateve të një sondazhi.

Sondazhi i publikuar në Alsat, pretendon që në lidhje me betejën brenda BDI-së, 30,5 për qind për qind e të anketuarve konsideron se lufta e grupit të zjarrit është e drejtë, ndërsa rreth 14 për qind për qind vlerësojnë se bëhet fjalë për betejë personale kundër kreut të BDI-së, Ali Ahmeti.

Gjithmonë sipas këtij informacioni, të anketuarit mendim më pozitiv kanë për Ali Ahmetin (48,9%), Arben Taravarin (46%) dhe Izet Mexhitin (43.5%), ndërkaq mendim më negativ kanë për Mendu Thaçin (58,6%) dhe Artan Grubin (58,3%). Më së paku i njohin Bashkim Hasanin dhe Kastriot Rexhepin. Flaka

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments