7.3 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmeSocialistët festë në shesh/ Rama: Shqipëria votoi dhe fitoi! Jam krenar për...

Socialistët festë në shesh/ Rama: Shqipëria votoi dhe fitoi! Jam krenar për shqiptarët që me urtësi kaluan një provë të madhe

Partia Socialiste dhe mbështetësit e kësaj partie janë mbledhur në shesh për të festuar fitoren.

Kryeministri i vendit, u shpreh se kjo është fitorja më e vështirë por më e madhja për PS.

“Ky është rekordi historik i kësaj skuadre të madhe njerëzisht të zakonshëm me fuqinë e jashtëzakonshme për ambicie për Shqipërinë dhe një force që nuk ka të dytë në këtë vend”, u shpreh Rama.

Rama: Kjo është fitorja më e vështira, më e madhe dhe më e bukur e PS. Me gjithë numrin marramendës të fletëve të pavlefshme, të atyre që kanë zgjedhur 12 por kanë gabuar me shenjën e preferencës ne e kemi thyer rekordin tonë. Ky është rekordi historik i kësaj skuadre të madhe njerëzisht të zakonshëm me fuqinë e jashtëzakonshme për ambicie për Shqipërinë dhe një force që nuk ka të dytë në këtë vend. Urime me gjithë shpirt dhe një përqafim të madh të gjithëve ju këtu dhe kudo, unë jam sot krenar si asnjëherë për ju, për çdo person që u angazhua si patronazhistë, koordinatorë, drejtues në këtë fushatë spekulatore dhe dhanë më të mirën për skuadrën tonë, kampione në fuqi, kampione përsëri.

Por, më shumë se asnjëherë jam krenar për shqiptarët, njerëzi e zakonshëm të këtij vendi që me votën e tyre kaluan një provë të madh karakteri në këtë moment kaq sfidues për Shqipërinë. Shqipëria votoi, vendosi fitoi. Fitoi karakteri ynë si një forcë edhe përballë fatkeqësive natyrore, fitoi besimi ynë se ky vend bëhet dhe bindja se ishte misioni ynë ta bëjmë këtë vend.

Top Channel

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments