9 C
Tetovo
E mërkurë, 24 Prill, 2024
BallinaLajmeSkender Rexhepi-Zejdi: Nuk dua të jem peng i udhëheqjes së paaftë

Skender Rexhepi-Zejdi: Nuk dua të jem peng i udhëheqjes së paaftë

Deputeti Skender Rexhepi, i cili dy ditë më parë u largua nga Alternativa dhe vendosi të veprojë si i pavarur, thotë se do të vazhdojë të mbështesë shumicën në pushtet.

“Përderisa qeveria është e përkushtuar që të fillojë zbatimin e marrëveshjes programore me alternativën, unë do të jem këtu me bindjen se ka edhe kohë edhe kapacitet për ta realizuar”, tha deputeti Rexhepi.

Ai ka thënë për Telma se vendimi nuk ka qenë i lehtë, por i pashmangshëm.

“Unë prisja që lidershipi i ngushtë i partisë të merrte një vendim që do ta përmirësonte atë aktualin e partisë, por ata e thelluan këtë me vendimet e fundit, prandaj vendimi im ishte i pashmangshëm për veprim të pavarur politik”, tha Rexhepi.

Rexhepi thotë se nuk do të mbahet peng nga lidershipi politik që ka përgjysmuar fuqinë votuese të partisë.

“Nuk më është dashur të kem mosmarrëveshje personale apo private me askënd, por nuk kam lejuar të jem peng i një lidershipi politik që ka përgjysmuar fuqinë votuese të partisë në më pak se një vit”, tha Rexhepi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments