19.1 C
Tetovo
E hënë, 29 Prill, 2024
BallinaLajmeSkender Rexhepi: Deputetët e Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës janë kundër punës...

Skender Rexhepi: Deputetët e Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës janë kundër punës online të Kuvendit

Grupi parlamentar i Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës është kundër çfarë do forme të punës online në Kuvend, deklaroi sot koordinatori Skender Rexhepi, duke thënë se ajo nuk është në pajtueshmëri me ligjet e Kushtetutës në shtet, mia

Sipas tij, është me mundësinë për votim online, partitë në pushtet dëshirojnë ta mbulojnë shumicën e brishtë në Kuvend.

“Edhe në raste të tjera më herët, deputetët mungonin në punën e Kuvendit. Siç u kumtua, për shkak të arsyeve shëndetësore nga puna e Kuvendit mungojnë gjashtë deputetë, por të tjerët mund të jenë të jenë prezent. Deputetët e opozitës asnjëherë nuk do ta pengonin funksionimin e Kuvendit. Duhet të ketë mirëkuptim mes partive politike”, deklaroi Rexhepi.

Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa edhe para dorëzimit të këtij propozimi kanë pasur të njëjtin qëndrim sa i përket punës në Kuvend.

Kryeparlamentari, Talat Xhaferi dy ditë më parë, dorëzoi propozim për plotësim të Rregullores së punës së Kuvendit, me të cilën mundësohet kyçja online e deputetëve me Covid-19 apo ata të cilët janë në izolim.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments