11.8 C
Tetovo
E diel, 28 Prill, 2024
BallinaLajmeLëvizja BESA uron Shaqir Fetahun për zgjedhjen si reis i BFI-së

Lëvizja BESA uron Shaqir Fetahun për zgjedhjen si reis i BFI-së

ëvizja Besa nëpërmjet një komunikate ka uruar Shaqir Fetahun për zgjedhjen e tij në krye të BFI-së, njofton nmk-post.

Ja komunikata e plotë;

Nga sot, Bashkësia Fetare Islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut, zgjodhi reisin e ri, H. Hfz. Shaqir ef. Fetahun, njëherit edhe myfti i qytetit të Gostivarit. Lëvizja BESA, i uron sukses z.Fetahut si dhe BFI-së për zgjedhjen e reisit të ri si dhe i përgëzon për mbarëvajtjen e rregullt të procesit zgjedhor të brendshëm, e cila është një vlerë e shtuar në këtë institucion.Gjithashtu, inkurajojmë BFI-në dhe reisin e ri që muslimanët t’i përfaqësojnë në mënyrën më të mirë, sepse ky institucion është ndër më të rëndësishmit në vend, andaj uniteti, demokracia dhe fisnikëria duhet të jenë parim bazë i këtij institucioni.Mirënjohje për të gjithë palët që morën pjesë në këtë proces dhe që mundësuan të kalojë qetësisht dhe në mënyrë paqësore.Urime dhe Suksese!

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments