8.3 C
Tetovo
E martë, 23 Prill, 2024
BallinaLajmeBotaSipas “La Stampa”: KE po planifikon vaksinimin vetëm me “Pfizer” dhe “Moderna”

Sipas “La Stampa”: KE po planifikon vaksinimin vetëm me “Pfizer” dhe “Moderna”

A do ta ketë fatin e vaksinës AstraZeneca edhe Johhnson&Johnson.

Shumë vende kanë filluar pezullimin e saj për shkak të raporteve se J&J  ka shkaktuar mpiksje gjaku te disa pacientë në Shtetet e Bashkuara. Sipas “La Stampa”, autoritetet shëndetësore italiane synojnë të vazhdojnë vaksinimin me J&J vetëm për shtetasit mbi 60 vjeç.

Gjithashtu, komisioni, në konsultim me qeveritë e shteteve anëtare të Bashkimit Europian, synon që nga viti 2022 – dhe pas përfundimit të kontratave me AstraZeneca dhe Johnson & Johnson – të vazhdojë vaksinimin e popullsisë vetëm me vaksinat Pfizer dhe Moderna.

Sipas të dhënave deri më sot, të dy vaksinat kanë treguar se janë efektive dhe të sigurta, krahasuar me dy vaksinat e tjera dhe Sputnik V, e cila nuk ka marrë ende dritën  jeshile për përdorim në BE, por edhe ReiThera italiane e cila është ende në procesin e zhvillimit dhe kontrollit

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments