SHBA pezullon vaksinën Johnson & Johnson pas mpiksjeve të rralla të gjakut

47

Disa shtete amerikane pezulluan përkohësisht shpërndarjen e vaksinës Johnson & Johnson, duke respektuar udhëzimet federale pasi në gjashtë njerëz që u imunizuan me të është shfaqur mpiksje e rrallë e gjakut. Ndërkohë, disa vende kanë pezulluar vaksinën AstraZeneca pas njoftimeve të ngjashme se ajo mund të ketë shkaktuar një lloj tromboze.

Ditën e martë, agjencitë federale të shëndetësisë në ShBA bënë kërkuan pezullimin e vaksinës Johnson & Johnson pasi në gjashtë gra është shfaqur mpiksje e rrallë e gjakut dy javë pas imunizimit. Ekspertët thonë se mpiksjet janë vërejtur në sinuset e trurit. Një grua vdiq.

Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve kur janë dhënë pothuajse 7 milionë vaksina Johnson & Johnson, rreziku është më pak se një në një million. Shtëpia e Bardhë tha se pezullimi është një masë e shtuar kujdesi dhe se nuk do të ndikojë në procesin e vaksinimit.

“Vaksina J&J përbën më pak se 5 për qind të më shumë se 190 milionë dozave të shpërndara deri tani në ShBA”, tha Jeff Zients, koordinator i Shtëpisë së Bardhë për kundërpërgjigjen ndaj COVID-19.

Administrata Biden thotë se ka siguruardoza të mjaftueshme nga kompanitë Pfizer dhe Moderna për 300 milionë amerikanë dhe do të vazhdojnë shpërndarjen e mbi 3 milionë dozave në ditë.

Megjithatë, pezullimi i vaksinës së Johnson & Johnson pritet të frikësojë ata që hezitojnë të vaksinohen që sipas sondazheve, janë 20 për qind e amerikanëve. Po ashtu ajo do të vështirësojë vaksinimin në komunitete me shërbime më të dobëta pasi dozat J&J nuk duhettë ruhen në temperatura shumë të ftohta dhe ajo është vaksina e vetme me një dozë që mund të përdoret në ShBA.

“Mendoni për të pastrehët, të cilët është vështirë të gjinden për dozën e dytë. Pra, edhe nëse krijohen klinika mobile, është e vështirë gjetja e tyre për të dytën herë. Prandaj, vaksina me një dozë është mjeti më i mirë për këtë lloj vaksinimi”, tha Jeffrey Kahn nga Instituti Johns Hopkins Berman për Bioetikë.

Ndërkohë, shumë vende pezulluan vaksinën AstraZeneca ose e ndaluan atë për të rinjtë, po ashtu për shkak të rrezikut tëmpiksjes së rrallë të gjakut.

“Vaksinat J&J dhe AstraZeneca janë bërë në mënyra të ngjashme, ndryshe nga Moderna dhe Pfizer. Pyetja është, nëse këto probleme lidhen me vaksinat, çfarë po i shkakton mpiksjet e gjakut? Ende nuk kemi përgjigje, por është pjesë e studimeve”, tha William Schaffner nga Fakulteti i Mjekësisë në Universitetin Vanderbilt.

Problemet me vaksinat AstraZeneca dhe J&J po vështirësojnë imunizimin në Evropë dhe vende tjera.

Por, drejtori ekzekutiv i Agjencisë Evropiane të Barnave, këmbëngul se rreziku i vdekjes nga COVID-19 është shumë më i madh sesa rreziku i efekteve anësore.

“Mendoj se është me rëndësi të japim mesazhin se vaksinat ndihmojnë luftën kundër COVID dhe se duhet të vazhdojmë përdorimin e tyre”, tha Emer Cooke.

Deri tani, Johnson & Johnson ka deklaruar se nuk ka asnjë lidhje të qartë që dëshmon se mpiksjet e rralla të gjakut janë shkaktuar nga vaksina.

https://www.zeriamerikes.com/a/5853077.html