A do ta ketë fatin e vaksinës AstraZeneca edhe Johhnson&Johnson.
Shumë vende kanë filluar pezullimin e saj për shkak të raporteve se J&J ka shkaktuar mpiksje gjaku te disa pacientë në Shtetet e Bashkuara. Sipas “La Stampa”, autoritetet shëndetësore italiane synojnë të vazhdojnë vaksinimin me J&J vetëm për shtetasit mbi 60 vjeç.
Gjithashtu, komisioni, në konsultim me qeveritë e shteteve anëtare të Bashkimit Europian, synon që nga viti 2022 – dhe pas përfundimit të kontratave me AstraZeneca dhe Johnson & Johnson – të vazhdojë vaksinimin e popullsisë vetëm me vaksinat Pfizer dhe Moderna.
Sipas të dhënave deri më sot, të dy vaksinat kanë treguar se janë efektive dhe të sigurta, krahasuar me dy vaksinat e tjera dhe Sputnik V, e cila nuk ka marrë ende dritën jeshile për përdorim në BE, por edhe ReiThera italiane e cila është ende në procesin e zhvillimit dhe kontrollit