13.3 C
Tetovo
E shtunë, 4 Maj, 2024
BallinaLajmeSindikatat e Shëndetësisë kanë rënë dakord për rritjen e pagave

Sindikatat e Shëndetësisë kanë rënë dakord për rritjen e pagave

PRITET KONFIRMIM NGA MINISTRIA E SHËNDETËSISË

Dy sindikatat e shëndetësisë kanë rënë dakord me përfaqësuesit e ministrit Fatmir Mexhiti për rritjen e pagave. Në mbledhjen e sotme kanë nënshkruar aneksin e kontratës kolektive dhe rritjen e pagave. Infermierët do të marrin rritje prej 3000 denarë, ndërsa pjesa tjetër e punëtorëve shëndetësorë do të marrin 2000 denarë. Rritja do të jetë e vlefshme nga muaji mars, ndërsa zyrtarizimi pritet të miratohet nga Ministria e Financave dhe ministri Fatmir Besimi.

Predrag Serafimovski – nënkryetar i Sindikatave të Qendrës klinike

 “Arritëm marrëveshje. Nga tre mijë denarë për të gjitha infermieret dhe nga dy mijë denarë për të gjithë tjerët nga personeli ndihmës-teknik, administrata, mjekët, të gjithë të punësuarit në shëndetësi të kenë rritje bruto me pagën e marsit”,

Serafimovski tha se edhe nga Ministria e Shëndetësisë duhet të dalin dhe ta konfirmojnë këtë marrëveshje.

Kryetari i Sindikatës së pavarur për shëndetësi, farmaci dhe mbrojtj sociale, Lubisha Karanfillovski tha se me presion është arritur deri te detyrimi i nënshkrimit të aneksit së Marrëveshjes kolektive për veprimtarinë shëndetësore. Ai theksoi se me mosnënshkrimin e tij, do të ishin në situatë që 11 të punësuar në shëndetësi të barazohen me pagën minimale.

“Presim që marrëveshja e sotme, në periudhën më të shkurtë të mundur, gjatë javës së ardhshme, do të zyrtarizohet me nënshkrim”, tha Karanfillovski.

Edhe pse të kënaqur me marrëveshjen e sotme, sindikatat thonë se do të vazhdojnë me kërkesat e tyre të reja edhe në periudhën në vijim, për shkak të inflacionit. /KlanMacedonia/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments