3 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajme“Shtet-rrethimi i fundjavës”, Rama reagon sërish: Punonjësit e aeroportit e të institucioneve...

“Shtet-rrethimi i fundjavës”, Rama reagon sërish: Punonjësit e aeroportit e të institucioneve duhet të akreditohen për të lëvizur

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje më masat e ndërmarra kundër koroanvirusit në vendin tonë.

Sot ai njoftoi se nga e premtja deri të dielën në mesnatë nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve , ndërkohë që me anë të një njoftimi tjetër shpjegon se sipërmarrjet që kryejnë shërbime transporti mallrash apo shërbime furnizimi me mallra ushqimore apo farmaceutike në perimetrin Tiranë – Durrës, duhet të akreditojnë automjetet e transportit të punonjësve të tyre, si edhe vetë punonjësit, emër për emër, në drejtorinë e përgjithshme të policisë së shtetit.

Ndër të tjera Rama njofton se nesër administrata do të jetë pushim ndërkohë që njofton se të gjithë të tjerët duhet të akreditohen në mënyrë që të lëvizin me automjetet e tyre.

“Sipërmarrjet që kryejnë shërbime transporti mallrash apo shërbime furnizimi me mallra ushqimore apo farmaceutike në perimetrin tr-dr, duhet të akreditojnë automjetet e transportit të punonjësve të tyre, si edhe vetë punonjësit, emër për emër, në drejtorinë e përgjithshme të policisë së shtetit

ndjesë 1000 herë po kjo luftë nuk fitohet ndryshe

(2)

nesër administrata shtetërore do të jetë pushim

për kryerjen e detyrës në shërbimet shtetërore ose publike brenda perimetrit tr-dr, gjatë periudhës së “shtet-rrethimit” të fundjavës, punonjësit e aeroportit apo të institucioneve të tjera shtetërore që kryejnë funksione të domosdoshme dhe e kanë të pamundur lëvizjen në këmbë, duhet të akreditohen pranë drejtorisë së përgjithshme të policisë së shtetit, emër për emër

marrja në automjetin e punës e personave të familjes apo personave të tjerë që s’kanë lidhje me detyrën shtetërore është rreptësisht e ndaluar dhe do të ndëshkohet me sanksione të rënda

për vajtje – ardhjet nga aeroporti drejtuesi i automjetit duhet t’i tregojë post-bllokut, biletat e fluturimit të personave që do të largohen apo foton e biletave të personave që do të mbërrijnë

frikë aspak, kujdes po! Shumë fare!” shkruan Rama.

Top Channel

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments