10.9 C
Tetovo
E mërkurë, 24 Prill, 2024
BallinaLajmeShqiptarët me numër rekord deputetësh në Maqedoni, dallimet e viteve 2016 dhe...

Shqiptarët me numër rekord deputetësh në Maqedoni, dallimet e viteve 2016 dhe 2020

Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) dje (16 korrik) doli me rezultatet e para jo-zyrtare për zgjedhjet e 15 korrikut në Maqedoninë e Veriut, duke treguar se të drejtën e votës e kanë përdorur 931,369 qytetarë nga 1,814,045 votues. Me përqindje, kjo i bie se kanë votuar 51.34% e qytetarëve, njofton Telegrafi Maqedoni. Në këto zgjedhje u njoh një fakt, se votat shqiptare për LSDM-në e Zoran Zaevit u kthyen nëpër llogaritë e partive shqiptare, BDI dhe koalicionit ASH-AAA.

Telegrafi Maqedoni ju sjell të detajuar raportin mes zgjedhjeve të vitit 2016 dhe vitit 2020 në numra për mbështetjen e partive politike.

Viti 2016 dalja 66,79%
OBRM-PDUKM dhe koalicioni 454.577 vota apo 51 deputetë
PDSH 30.964 vota apo 2 deputetë
BDI 86.796 vota apo 10 deputetë
LSDM dhe koalicioni 436.981 vota apo 49 deputetë
Aleanca për shqiptarët 35.121 vota apo 3 deputetë
Lëvizja Besa 57.868 vota apo 5 deputetë
E Majta 12.120 apo 0 deputetë

Viti 2020 dalja 51.34%
OBRM-PDUKM dhe koalicioni 315.344 votues apo 44 deputetë
PDSH 13.891 vota apo 1 deputet
BDI 104.587 vota apo 15 deputetë
LSDM dhe koalicioni “Mundemi” 327.329 vota apo 46 deputetë
ASH/AAA 81.297 vota apo 12 deputetë
E Majta 37.551 vota apo 2 deputetë

Në vitin 2016 shqiptarët patën numër të vogël të deputetëve, pra 22 deputetë gjithësejt. BDI 10, Lëvizja Besa 5, ASH 3, PDSH 2, LSDM 2.

Në këto zgjedhje numri i deputetëve shqiptar është më i madh. Historik për të gjithë zgjedhjet në Maqedoni. Si asnjëherë më parë, partitë shqiptare kanë 33 deputetë. BDI 15, ASH/AAA 12, Besa 4, LSDM 1, PDSH 1 . Kujtojmë se numri më i madh ndonjëherë i deputetëve në Kuvendin e Maqedonisë ka arritur deri në 30 deputetë. /Telegrafi/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments