15.4 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaLajmeShqiptar bëhesh duke paguar/ Ndryshojnë rregullat e nënshtetësisë

Shqiptar bëhesh duke paguar/ Ndryshojnë rregullat e nënshtetësisë

linku http://top-channel.tv/2019/08/06/shqiptar-behesh-duke-paguar-ndryshojne-rregullat-e-nenshtetesise/

Së fundmi qeveria shqiptare ka propozuar një projektligj për mënyrën sesi mund të fitohet shtetësia shqiptare. Ky projektligj ka zgjeruar mundësitë e përfitimit të shtetësisë me dy pika të tjera.

Në një intervistë për mediet, zv. Ministrja e Brendshme, Rovena Voda, shpjegoi se cilat janë këto dy pika:

“Kemi shtuar origjinën dhe lindjen në territorin shqiptar. Me origjine kuptojmë që individi duhet të ketë paralindësit e tij deri në tre shkallë me origjinë shqiptare”, tha Voda, raporton Tch.

Tashmë, fëmijët që lindin jashtë Shqipërisë, por që të dy prindërit i kanë me shtetësi shqiptare, e fitojnë automatikisht këtë të fundit.

“Fëmijët e kanë më të lehtë të fitojnë shtetësinë, nëse të dy prindërit i kanë me shtetësi shqiptare”, shtoi zëvendësministrja.

Risia në këtë projektligj është që vendi ynë do të jap shtetësi shqiptare edhe për investitorët e huaj, të cilët kundrejt një shumë që pritet të jetë e lartë, por që ende nuk është përcaktuar, do mund të marrin pasaportë shqiptare.

Sipas zv.minsitres Voda, kjo do të bëhet për qëllime ekonomike të vendit tonë, duke shmangur dyshimet që mund të lidhen me aktivitete të jashtëligjshme të atyre që do të marrin shtetësinë shqiptare.

“Do jemi të kujdesshëm. Do të bëjmë kontrollin e investimit dhe do të ruajmë standardet, në mënyrë që të mos kemi dyshime për pastrime parash”, tha ajo.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments