9.1 C
Tetovo
E hënë, 13 Maj, 2024
BallinaLajmeShqipëria mbushi arkat, ja sa ka fituar pas kualifikimit në EURO 2024

Shqipëria mbushi arkat, ja sa ka fituar pas kualifikimit në EURO 2024

Shqipëria ka siguruar mbrëm kualifikimin në Kampionatin Evropian, pasi barazoi 1-1 me Moldavinë.

Kjo është hera e dytë që kuqezinjët sigurojnë pjesëmarrjen në një Kampionat Evropian, pas atij të vitit 2016 në Francë, shkruan IndeksOnline.

Krahas këtij suksesi, Kombëtarja e Shqipërisë ka mbushur edhe arkat me para nga UEFA.

Nga kualifikimi në EURO 2024, Shqipëria ka fituar plot 9.2 milionë euro.

Kuqezinjët mund të fitojnë më shumë para gjatë fazës së grupeve, pasi me një barazim fiton 500 mijë euro, teksa me një fitore një milionë euro.

Kalimi në raundin e 16-të fiton 1.5 milion euro, ndërsa kalimi në çerekfinale 2.5 milionë euro.

Ndërkohë, katër ekipet që shkojnë në gjysmëfinale të kësaj gare përfitojnë plot katër milionë euro.

Skuadra që zë vendin e dytë merr pesë milionë euro, teksa fituesi tetë milionë euro./IndeksOnline/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments