16.1 C
Tetovo
E diel, 28 Prill, 2024
BallinaSportÇudia më e madhe në një ndeshje futbolli, ekipi duhet të humbasë...

Çudia më e madhe në një ndeshje futbolli, ekipi duhet të humbasë që të ketë shanse kualifikimi

Kualifikueset e Kampionatit Europian janë bërë më interesante që kur ka hyrë në garë edhe Liga e Kombeve, e cila u lë gjithsesi një mundësi skuadrave që nuk kalojnë direkt nga grupi që të sigurojnë një vend në fazën finale të turneut.

Por njëkohësisht, ajo sjell edhe përllogaritje shumë të ndërlikuara të cilat kanë kthyer në farsë një nga ndeshjet që do të luhet sot në Grupin B të kualifikueseve.

Holanda pret sot në fushën e saj Irlandën në Amsterdam, e ndërgjegjshme se i duhet një fitore për të qenë e sigurt se nuk kalohet nga Greqia për vendin e dytë në grup, meqë skuadrat kanë pikë të barabarta.

Ndërsa Irlanda zbret sot në fushë me idenë e qartë se për të patur shanse që të shkojë në Europian, i duhet medoemos… të mundet.

Irlandezët nuk kanë mundësi kualifikimi direkt nga grupi i tyre, por nga Liga e Kombeve ku pjesëmarrja në play-off përcaktohet nga renditja e përgjithshme në këtë turne.

Dhe meqë Holanda është një nga skuadrat që renditet sipër tyre dhe Greqia që renditet poshtë në rast kualifikimi nuk i liron një vend në play-off, u intereson shumë që “tulipanët” të vazhdojnë më tej.

Kështu, shumëkush pret që Irlanda t’i bëjë pak rezistencë sot Holandës, në një ndeshje ku e di që sukses do të thotë… të mundesh.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments