16.8 C
Tetovo
E diel, 19 Maj, 2024
BallinaLajmeShqipëria do të ndërtojë Automotopark / Pistë për gara me vetura dhe...

Shqipëria do të ndërtojë Automotopark / Pistë për gara me vetura dhe muze për makina të vjetra!

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot njoftoi se kanë nisur punimet për ndërtimin e automotoparkut të parë në Shqipëri, ku mes tjerash është paraparë ndërtimi i një piste për vetura dhe një muzeu për makina të vjetra.

“Ndërsa punohet për projektin e madh infrastrukturor të zbatimit, ka nisur puna me akseset që lidhin unazën e qytetit me zonën ku do të ndërtohet Automotoparku (AMP), në të cilën do të kemi kompleksin e ri rajonal DRSHTRR Elbasan dhe QKT e re (Kolaudimi), Muzeun e parë RETRO,pistën e parë të garave auto-moto të certifikuar nga FIA dhe struktura të tjera shumëfunksionale edukative e rekreative buzë shëtitores së re përgjatë lumit, për pedalim e sport mes gjelbërimit të Krastës!”, ka shkruar Rama.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments