3.2 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmeShqipëri -Raportime nga KQZ: Deri në 13:00 kanë votuar 31.87% e shqiptarëve

Shqipëri -Raportime nga KQZ: Deri në 13:00 kanë votuar 31.87% e shqiptarëve

31.87% e shqiptarëve kanë votuar deri më tani për Parlamentin e ri. Kjo shifër zbulohet nga raportimet e para mediatike pranë KQZ

Risjellim në vëmendje se 6 orë kanë mbetur nga mbyllja e procesit të votimit, që do t’i hapë rrugë numërimit të votave të shqiptarëve.

Në këto zgjedhje marrin pjesë 46 subjekte politike dhe 3 koalicione, mes të cilave Aleanca për Ndryshim, me 12 parti, e kryesuar nga Partia Demokratike.

Partia Socialiste (PS) e drejtuar nga kryeministri Edi Rama, kërkon një mandat të tretë qeverisës. Partia Demokratike (PD) e drejtuar nga Lulzim Basha, që kryeson koalicionin opozitar, kërkon të marrë drejtimin e vendit, pas 8 vitesh në opozitë.

Fushata elektorale sikundër procesi i votimit kanë shpalosur tanimë karakteristikat e tyre; kanë risi në formë, por jo në përmbajtje, ndikuar nga pandemia Covid-19.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments