31.87% e shqiptarëve kanë votuar deri më tani për Parlamentin e ri. Kjo shifër zbulohet nga raportimet e para mediatike pranë KQZ
Risjellim në vëmendje se 6 orë kanë mbetur nga mbyllja e procesit të votimit, që do t’i hapë rrugë numërimit të votave të shqiptarëve.
Në këto zgjedhje marrin pjesë 46 subjekte politike dhe 3 koalicione, mes të cilave Aleanca për Ndryshim, me 12 parti, e kryesuar nga Partia Demokratike.
Partia Socialiste (PS) e drejtuar nga kryeministri Edi Rama, kërkon një mandat të tretë qeverisës. Partia Demokratike (PD) e drejtuar nga Lulzim Basha, që kryeson koalicionin opozitar, kërkon të marrë drejtimin e vendit, pas 8 vitesh në opozitë.
Fushata elektorale sikundër procesi i votimit kanë shpalosur tanimë karakteristikat e tyre; kanë risi në formë, por jo në përmbajtje, ndikuar nga pandemia Covid-19.