7.3 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmeShpëtim Idrizi: Jam kundër diktatorit me çorape të kuqe dhe të verdha...

Shpëtim Idrizi: Jam kundër diktatorit me çorape të kuqe dhe të verdha që e përdori demokracinë vetëm për 5 oligarkë (film)

Kreu i partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi teksa foli për fushatën e zgjedhjeve të 25 prillit në studion e ABC, i ka bërë thirje shqiptarëve të votojnë masivisht në zgjedhje.

Idrizi komentoi edhe deklaratat e kryeministrit Rama, ku sipas tij gjuha e kryeministrit duhet marrë në shqyrtim nga KQZ, pasi ishin jashtë çdo etike fjalët apo etiketimet për kandidatët kundërshtarë.“Jam sot kundër diktatorit të vogël me çorape të kuqe dhe të verdha”, tha ai , ndërsa shtoi: “Ai është njeriu që largoi 500 mijë shqiptarë, njeriu që e përdori demokracinë në Shqipëri vetëm për 5 oligarkë. Ai shpërdoroi jo vetëm besimin, por edhe paratë e shqiptarëve. Kemi ngecje personale për shkak të Ramës në ecurinë tonë drejt BE-së dhe dua të kujtoj se se përballë më kishin vënë zonjën Mimi Kolesdhi. Sigurisht do të ishte nder për mua, por duhet të kuptojmë se ne nuk jemi përballë tyre, por përballë një njeriu i cili ka deformuar demokracinë në Shqipëri dhe që tenton të bëhet një diktator me çorape të kuqe, duke ka shkatërruar ekonominë. Unë jam gati të vendosem në mbështetje të gjitha atyre që luftojnë për të drejtat e njeriut dhe këtu e kam fjalën për minoritetin grek. Qeverisë i kërkojmë që të mos heshtë”,- shtoi më tej Idrizi.

https://27.al/shpetim-idrizi-jam-kunder-diktatorit-me-corape-te-kuqe-dhe-te-verdha-qe-e-perdori-demokracine-vetem-per-5-oligarke-film/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments