8.8 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmeShpëtim Idrizi / 22 vjet nga bombardimet e NATO-s, nën një flamur...

Shpëtim Idrizi / 22 vjet nga bombardimet e NATO-s, nën një flamur drejt Perëndimit

Nga Shpëtim Idrizi

Sot, bëhen 22 vjet nga fillimi i sulmeve ajrore të NATO-s në mbrojtje të shqiptarëve të Kosovës.

Sulmet kishin filluar në orën 19:45, kur aeroplanët e NATO-s lëshuan raketat e para kundër pozicioneve strategjike të ushtrisë së ish-Jugosllavisë, dhe zgjatën 78 ditë.

Më 10 qershor të vitit 1999, NATO-ja nënshkroi marrëveshjen me ushtrinë jugosllave për tërheqjen e saj të plotë nga Kosova, ndërsa dy ditë më vonë, trupat paqeruajtëse të KFOR-it hynë në Kosovë, duke çliruar njëherë e mirë bashkëkombasit tanë nga sundimi shekullor i Beogradit.

Ne jemi përherë mirënjohës ndaj SHBA-ve dhe partnerëve të tjerë të NATO-s, për këtë kontribut të jashtëzakonshëm sikurse jemi krenar që bëjmë pjesë në aleancë prej 12 vjetësh.

Ky është një moment i rëndësishëm historik për të rikonfirmuar orientimin tonë gjeopolitik drejt Perëndimit dhe besnikërinë tonë ndaj vlerave dhe partneritetit me aleatët perëndimorë.

#Nën një Flamur#

https://27.al/22-vjet-nga-bombardimet-e-nato-s-nen-nje-flamur-drejt-perendimit/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments