12.1 C
Tetovo
E hënë, 29 Prill, 2024
BallinaLajmeShpërthim i fuqishëm në Prishtinë, dëmtohen gjashtë vetura

Shpërthim i fuqishëm në Prishtinë, dëmtohen gjashtë vetura

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen e “Universitetit” në Prishtinë, ku gjashtë vetura janë dëmtuar.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci konfirmoi për Telegrafin rastin, derisa tha se bëhet fjalë për shpërthimin e një granatë dore.

“Rreth orës 07:00 është pranuar informata për një shpërthim në rrugën ‘Zekirja Cana’ në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para bëhet e ditur se si pasojë e shpërthimit nga fragmentet e mjetit shpërthyes gjashtë vetura janë dëmtuar përderisa nuk raportohet për pasoja në njerëz”, theksoi ai.

Borovci shtoi tutje se përgjatë kryerjes së ekzaminimit të vendngjarjes rruga është bllokuar për lëvizje, ndërkaq njësia për menaxhimin e mjeteve shpërthyese ka bërë pastrimin e terrenit.“Rezultatet e para sugjerojnë që mjeti shpërthyes të ketë qenë granatë dore, ndërkohë që policia po vijon me ndërmarrjen e veprimeve të tjera për ndriçimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, u shpreh ai.

Të premten në rrugën “Zekirja Cana” në Prishtinë, banorët dëgjuan një shpërthim të fuqishëm, që sipas Policisë së Kosovës kishte qenë një granatë dore.

Siç njofton Policia e Kosovës për klankosova.tv, informata për shpërthim ishte pranuar në orën 7 të mëngjesit, ku janë dëmtuar gjashtë vetura.

Bëhet e ditur se nuk ka persona të lënduar, teksa terreni është pastruar nga njësia për menaxhimin e mjeteve shpërthyese.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para bëhet e ditur se si pasojë e shpërthimit nga fragmentet e mjetit shpërthyes  gjashtë vetura janë dëmtuar përderisa nuk raportohet për pasoja në njerëz. Përgjatë kryerjes së ekzaminimit të vendngjarjes rruga është bllokuar për lëvizje ndërkaq njësia për menaxhimin e mjeteve shpërthyese ka bërë pastrimin e terrenit”- njoftoi për klankosova.tv, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments