Shoqatat gastronomike kundër propozimit për ndalimin e dasmave

48

Shoqata gastronomike “Kulinaria Horeca” e cilëson si të pa logjikshëm propozimin e Komisionit për sëmundje ngjitëse dhe Ministrisë së Shëndetësisë për ndalimin e dasmave në ambient të mbyllur. Ata kërkojnë nga autoritetet një analizë e cila do të tregojë se vatrat e virusit vijnë pikërisht nga dasmat nëpër restorante. Kërkojnë që të ketë kontrolle sa më shtuara me qëllim që derisa punojnë lokalet, të vlerësohet se cili i respekton e cili jo rekomandimet dhe masat e autoriteteve.“Ky propozim nga ana e Komisionit për sëmundje ngjitëse na duket skajshmërisht i pa logjikshëm. Neve na duhet një shpjegim në bazë të cilit hulumtim është sjellë ky propozim. Dihet se procesi i dasmës nuk fillon dhe mbaron vetëm tek lokali i dasmës. Dasma është një proces që zgjat 1 javë -10 ditë ose dy javë. Në qoftë se ne duam ta ndalojmë virusin, duhet dasmat në përgjithësi edhe në shtëpi edhe në lokale gjithkund të ndalohen. Dasma kemi deri në fund të këtij muaji, por edhe muajin tjetër por dhe në tetor. Anulime sigurisht që do ketë. Kjo nuk është vetëm në dëmin tonë si lokale por edhe në dëm të ekonomisë”, deklaroi Fitim Tairi, Shoqata gastronomike Kulinaria Horeca.