12.8 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaLajmeArifi thotë se tre herë i ka pastruar mbeturinat para “LOJA”-s, OJQ-ja...

Arifi thotë se tre herë i ka pastruar mbeturinat para “LOJA”-s, OJQ-ja thotë se pastrohet vetë kur vjen ndonjë ambasador

Kryetarja e Komunës së Tetovës, Tetua Arifi sot përmes një statusi në Facebook ka shkruar se në një nga pjesët qendrore të qytetit ku bëhet grumbullimi mbeturinave dhe në të cilën ndodhen hapësirat e OJQ-së “LOJA”, mbeturinat janë pastruar tre herë me radhë, kurse nga OJQ-ja thonë se autoritetet komunale i pastrojnë vetëm kur vjen për vizitë ndonjë ambasador, shkruan Portalb.mk.

“Në qendër të qytetit! Intervenimi i tretë me radhë. Çdo ditë e njëjta storje! Në ditën për diell në hyrjen e organizatave jo qeveritare”, shkroi Arifi në fejsbuk, duke informuar se kjo pjesë është pastruar.

Menjëherë pas postimit të Arifit kanë reaguar edhe nga Qendra për Bashkëpunim Ballkanik “LOJA” nëpërmjet një statusi në Facebook, ku thonë se kjo pjesë pastrohet vetëm kur vjen për vizitë ndonjë ambasador.

“No comment, vlerësojeni vet! Në qendër të qytetit! Çdo ditë e njëjta storje! Në ditën për diell në hyrjen e organizatave jo qeveritare (e vetmja pike për grumbullim e mbeturinave për më shumë se 100 bizneset e qendrës së re tregtare, e cila pastrohet vetëm kur vjen për vizitë ndonjë ambasador)! Turp!”, shkruan nga Loja në fejsbuk.

Paraprakisht, gjithandej në qytetin e Tetovës ka pasur mbeturina të grumbulluara, të cilat nuk janë pastruar nga autoritetet komunale. Pos, mbeturinave të amvisërive, qytetarët kanë hedhur edhe gjësende shtëpiake, mobilje e madje edhe materiale ndërtimore. Një ndër pjesët me më shumë mbeturina për ditë me radhë, ishte edhe pjesa për të cilën kryetarja Arifi akuzon OJQ-të.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments