9.2 C
Tetovo
E diel, 12 Maj, 2024
BallinaLajmeShkupi si Palestina - Janë rrahur mes veti Komitët dhe Çkembarët,...

Shkupi si Palestina – Janë rrahur mes veti Komitët dhe Çkembarët, ka edhe policë të lënduar

Dy tifozeritë të njohur si Komitët dhe Çkembarët kanë nisur një qërrim hesapesh fizike në tribunat e SC Jane Sandanski gjatë derbit të hendbollit ndërmjet Vardarit dhe Eurofarm Pelisterit.Policia ka ndërhyrë dhe derbi ka vazhduar, por grupet e tifozëve kanë përfunduar sherrin në fund të ndeshjes.

Ka vazhduar përplasja fizike mes tifozëve të dy klubeve të hendbollit mes hotel “Hilton” dhe hotel “Russia”, ku dëshmitarët okularë bëjnë të ditur se është bërë një rrëmujë e vërtetë, janë hedhur gurë, si dhe ka të lënduar tifozë dhe efektivë të policisë. .

Komunikacioni në atë pjesë të Shkupit është i bllokuar, informacionet thonë se ka edhe automjete të dëmtuara.

MPB dërgon ekipe të përforcuara policie në vendë ngjarje.

Komitët dhe Çkembarët njihen për tensionin dhe rivalitetin që ekziston mes grupeve të tifozëve. Ky nuk është incidenti i parë i këtij lloji, por është turp i madh që të dy grupet konsiderohen patriotë.infomax.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments