10 C
Tetovo
E diel, 28 Prill, 2024
BallinaLajmeBotaFoli këlyshi i Putinit-Ramzan Kadyrovi thotë se çeçenët po e çlirojnë...

Foli këlyshi i Putinit-Ramzan Kadyrovi thotë se çeçenët po e çlirojnë Mariupolin, poston edhe video

Herë pas here nga fronti i luftës publikohen pamje nga luftimet e çeçenëve si mjet propagande. Së fundmi edhe lideri i tyre, Ramzan Kadyrov, ka postuar video të luftëtarëve të tij duke luftuar në Mariupol, shkruan Gazeta Metro.


Propaganda çeçene është duke vazhduar edhe më tej, duke i paraqitur luftëtarët e tyre si ‘çlirues’ që po luftojnë krah rusëve kundër ‘nazistëve’ ukrainas.

“Ushtarët tanë po çlirojnë ndërtesa pas ndërtimi në Mariupol. Po, nuk po ndodh aq shpejt sa të gjithë do të donin”, tha Ramzan Kadyrov në Telegram.

“Por në çdo apartament dhe në çdo bodrum mund të ketë civilë dhe fëmijë, kështu që luftëtarët tanë nuk nxitojnë”, tha më tej Kadyrov.

Ai po ashtu iu kap regjimentit Azov të ukrainasve: “Azovitët përfitojnë nga kjo, pushtojnë katet e sipërme të ndërtesave të banimit në mënyrë që më vonë të akuzojnë trupat ruse se kanë qëlluar kundër civilëve, të bashkohen me vendasit, të ndërrohen në rroba civile dhe më pas të shpëtojnë me turp.”Çeçenët janë dërguar në Ukrainë prej fillimit të luftës, duke i dhënë mbështetje ushtrisë ruse në disa vende të Ukrainës. Ata fillimisht raportoheshin të ishin atje në misione atentati ndaj figurave kryesore politike të Ukrainës./gazetametro.net

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments