6.8 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmeShkup-Shi i rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë e fuqishme

Shkup-Shi i rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë e fuqishme

Në vend pasdite ka pasur zhvillim të motit jostabil të përcjell me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima në zonat malore në pjesën verilindore. Edhe në Luginën e Shkupit moti është jostabil me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar, ndërsa në disa pjesë të luginës edhe në formë të motit të ligë me paraqitje të breshrit.

Siç kumtoi DPHM, deri në fund të ditës moti do të jetë jostabil me shi të rrëmbyeshëm afatshkurtër, bubullima, erë të fuqishme dhe kushte për mot të ligë me breshër.

Moti nesër do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa përgjatë Luginës së Vardarit kohë pas kohe erë e fortë nga drejtimi verior. Pasdite dp të ketë paraqitje lokale të motit jostabil të përcjell me shi afatshkurtër dhe bubullima. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 12 deri në 22, ndërsa ajo maksimalja do të arrijë prej 31 deri në 38 gradë. UV indeksi do të jetë 8.

Në ditët në vijim, moti do të jetë me diell me vranësira mesatare. Pasdite do të ketë reshje lokale të shiut dhe bubullimave. Nesër do të fryjë erë mesatare, ndërsa përgjatë Luginës së Vardarit erë nga drejtimi verior që do të shkaktojë ulje për disa grade të temperaturës së ditës.

Në Shutkë si në Venedik

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments