15.4 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaLajmeShkup / Pllaka përkujtimore e Nënë Terezës, me pamje të re, dhe...

Shkup / Pllaka përkujtimore e Nënë Terezës, me pamje të re, dhe në gjuhën shqipe

Me Iniciativë të Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve, aty ku ndodhen edhe themelet e shtëpisë së saj, po ngrihet pllaka e re përkujtimore edhe në gjuhën shqipe kushtuar kësaj misionare të shenjtë.

Qyteti i Shkupit është ekzekutues i punimeve, kurse kryetari Petre Shilegov përmes një postimi, shoqëruar edhe me disa fotografi nga punimet e ditës së sotme, në Facebook ka shkruar se “Pllaka përkujtimore e Nënë Terezës në Shkup, me zgjidhje të re dinjitoze. Qasje deri te pllaka e re në Sheshin Maqedonia”.

Dr. Skender Asani, drejtor i ITSHKSH , i cili është edhe nismëtari kryesor i këtyre ndryshimeve vlerëson se Qyteti i Shkupit po e korrigjon një gabim të mëhershëm, fillimisht duke kthyer gjuhën shqipe në pllakën përkujtimore, dhe duke rivendosur gjurmët e themeleve të shtëpisë së lindjes së Nënës Terezë, aty ku ajo para 40 viteve, me rastin e shpalljes Qytetare Nderi e Qytetit të Shkupit, me duart e saj kishte mbjellë një bredh, si dëshmi e lidhshmërisë së saj me vendlindjen e saj – Shkupin.

“Tash e në të ardhmen vizitorët do të kenë qasje të lirë që të bëjnë nderime dhe të vendosin lule të freskëta në vendndodhjen e shtëpisë së saj të lindjes dhe me këtë po hapim udhë që institucionet të përgatisin një infrastrukturë ligjore me të cilën do të vendosin nën mbrojtje shtetërore gjithë trashëgiminë materiale e shpirtërore të Nënës Tereze. ITSHKSH bashkë me shoqërinë civile dhe institucionet tjera arriti të kurorëzojë një betejë të dinjitetshme kulturore pa përdorur shantazhin dhe presionin, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të kultivojmë frymën e Nënës Terezës, në emër të së cilës kemi ngritur edhe një Departament të posaçëm në kuadër të ITSHKSH”, thotë Dr. Asani.

Të gjitha këto aktivitete po bëhen në vigjilje të 110 vjetorit të lindjes së Nënës Tereze, kurse ITSHKSH më 26 gusht do të organizojë një akademi solemne, me ç’rast do të promovohet edhe libri “Nga Gonxhe Bojaxhiu deri te Nënë Tereza – një sagë për jetën e shqiptarëve katolikë të Shkupit”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments