11.8 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeShkup / Në mesnatë fillon fushata zgjedhore

Shkup / Në mesnatë fillon fushata zgjedhore

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve nga Ministria e Shëndetësisë ka pranuar protokollet në bazë të të cilave do të zhvillohen zgjedhjet e 15 korrikut, me masa të veçanta mbrojtjeje. Nga ana tjetër, KSHZ-ja së shpejti do të duhet të formojë edhe këshillat special zgjedhor të cilët do të duhet të realizojnë votimin e personave në izolim”.

Protokolli shëndetësor për zgjedhjet të cilin e siguroi Alsat, parashikon që anëtarët e këshillave special zgjedhor, në këtë rast mjekët ose infermierët, të mbajnë mantel për një përdorim, maska dhe doreza. Personi në izolim ose i infektuari duhet të mbajë maskë dhe të dezinfektojë duart para dhe pas votimit. Kutitë e votimit nuk do të dezinfektohet pas secilit votim. Protokolli parashikon edhe një sërë masash të tjera të detyrueshme të cilët kanë qenë të njohura edhe më herët. I gjithë procesi do të zhvillohet me maska, doreza, dezinfektues dhe distancë prej 1 e gjysmë deri 2 metrash. KSHZ-ja do ta shndërrojë protokollin në akte nënligjore.

Ndërkohë me dekret, Qeveria rregulloi pjesën e reklamimit politik e cila ngjalli disa reagime. Kjo hedh poshtë vendimin e Agjencisë së mediave që 6-minutshi t’i takojë vetëm VMRO-së.

Me mjete nga buxheti, Agjencia e mediave propozoi që VMRO-DPMNE-ja të marrë dyfish më shumë hapësirë mediatike se sa partitë në pushtet. Absolutisht mendoj se dekreti është i duhur për të ndaluar një veprim jashtëligjor – deklaroi Damjan Mançevski, ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës.

Në mesnatë fillon zyrtarisht fushata zgjedhore.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments