6.2 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmeShkup / Furkan Saliun gazetarin më perspektiv të dy nacionaliteteve , Xhabir...

Shkup / Furkan Saliun gazetarin më perspektiv të dy nacionaliteteve , Xhabir Deralla nga OJQ Civil e jep në Gjykatë

Janë në panik! Gjithçka mund të ndalin përveç kohës dhe të vërtetës! Koha po ju ikën pamëshirë, e vërteta është e dhimbshme për ta! XhanBira mendon se me paralajmërime qesharake për padi do të më heshtë

?

XhanBira mendon se vetëm përse ka ndonjë denarë më shumë në llogari dhe mund tia lejojë vetës avokatin më të shtrenjtë mund të më heshtë

?

Jeni qesharak! Jo që nuk do ti kërkoj falje dhe nuk do ta tërheq statusin, por edhe do ta përsëris para çdo gjykatësi dhe para XhanBirës! Nuk ka padi apo gjykatës që mund të ma ndryshon mendimin për at dhe për dëmin që ia ka bërë sektorit civil dhe gazetarisë. Qëndroj pas çdo shkronje që e kam shkruar! Qëndroj pas çdo fjale që e kam thënë! Shihemi në gjykatë!

This image has an empty alt attribute; its file name is furk.jpg

FB profili i Furkan Saliut

Ua prisha rehatinë, prej ditës së parë kur kam nis me gazetari u kam penguar. Çdo ditë mundohen me ma ngushtu hapësirën, që të tërhiqem apo të nisem në një drejtim tjetër, që ata të kenë terrenin e pastër, e të vazhdojnë ti shesin gënjeshtra e mjegull. Unë nuk jam më i miri, nuk jam as më i përgatitur, por jam i rritur dhe i edukuar me djersë hallall! Jam rritur nga një babë dhe nënë që kanë qenë të gatshëm me duru urinë, por asnjëherë nuk janë përkulur dhe nuk ia kanë bë “rrafsh” askujt vetëm pse ka qenë më i fuqishëm financiarisht apo ka pas ndonjë pozitë. Në familjen time të ngushtë nuk e kam asnjë person të vetëm të punësuar në institucion publik.Asnjë anëtarë i familjes së ngushtë nuk ka qenë asnjëherë i gjykuar apo i dënuar për ndonjë krim. Gjithçka që kemi arrit në jetë ka qenë vetëm me djersë dhe me hallall, andaj thjeshtë nuk kanë ku të kapen! E kanë patjetër të shpikin diçka! Unë nuk do të habitesha nëse ata nesër tentojnë të marrin edhe ndonjë hap më radikal… Kur e ke pushtetin mendon se mund të bësh gjithçka. Por koha është e pamëshirshme! Dikush që mendonte se është më i forti, sot e ke në Hungari.Për një gjë dua t’iu siguroj… Derisa të jem gazetar, asnjëherë, kurrë nuk do ta tradhtoj besimin që një numër i madh i qytetarëve e kanë tek unë.Mi keni hap dyert e shtëpive tuaja, në kohën kur mediat janë pa vetëm si vegël të partive. E keni hap edhe zemrën para mikrofonit tim dhe këtë besim të jeni të sigurt se asnjëherë nuk do të mund ta shkel. Ditën e parë që do të më pamundësohet të jem 100% i pavarur, unë do të tërhiqem! Momentin e parë që do ta vërej se nuk kam më çfarë ti jap këtij profesioni, unë do të tërhiqem… Por deri sa të vijë ajo kohë, e kam obligim që shumë fëlliqësirave tua tregoj vendin.

May be an image of 21 people, people sitting, people standing and outdoors
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments