15.5 C
Tetovo
E diel, 5 Maj, 2024
BallinaOpinionAkademik Prof.Dr Abdulla Mehmeti / E BARDHA MBI TË ZEZË

Akademik Prof.Dr Abdulla Mehmeti / E BARDHA MBI TË ZEZË

(Faktori politik shqiptar duhet të kërkojë miq dhe aleatë të sinqertë për qeverisjen e shtetit të përbashkët të Maqedonisë Veriore, jo të kërkojë sundues “më të mirë”)

Dy fotografi që paraqesin kthesa të mëdha në faktorin politik shqiptar në Maqedoninë Veriore në dy vitet e fundit.

Kjo nuk mund të mbetet temë tabu për diskutime të hapura dhe reflektim nga faktori politik dhe intelektual në nivel kombëtar.

Kjo klasë politike, siç duket nuk ka përgatitje të nevojshme politike, nuk i njeh sa duhet aspiratat historike të popullit shqiptar, as nuk ka njohje të mjaftueshme nga historia e kaluar., sidomos për marrëveshjet mes patriotëve shqiptarë, si ajo e Hasan Prishtinës me Totor Aleksandrovin dhe VMRO-në, por edhe përvoja e mëhershme e PDSH-së dhe BDI-së me VMRO-në, sidomos në lidhje me planin sekret për ndarjen e Maqedonisë (Veriore) në fillim të shek. XXI.

Në njërën nga këto fotografi shihen përfaqësues edhe të koalicionit të partive të opozitës shqiptare dhe nga ajo e pozitës aktuale.

Faktori politik shqiptar duhet të kërkojë miq dhe aleatë të sinqertë për qeverisjen e shtetit të përbashkët të Maqedonisë Veriore, jo të kërkojë sundues “më të mirë”!

Historia nuk duhet t’u përsëritet shqiptarëve!

(25 prill 2024)

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments