3.9 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmeSHKUP: AKSIONI POLICOR – ARRESTOHEN 21 PERSONA

SHKUP: AKSIONI POLICOR – ARRESTOHEN 21 PERSONA

RUSKOVSKA: PËR AKSIONIN E SOTËM, GJATË GJITHË VITIT MBLEDHIM FAKTE


Prokuroria për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit njoftoi se në bashkëpunim me MPB-në, gjatë aksionit të sotëm policor në Gërçec, Gazibabë, Çair dhe Hasanbeg janë privuar nga liria 21 persona tek të cilët janë gjetur drogë, para, automjete, celularë etj.

Shefja e Prokurorisë për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, Vilma Ruskovska, ka njoftuar se aksioni në disa pjesë të Shkupit, ka për qëllim shkatërimin e tregtisë së jashtëligjshme me drogë duke shtuar se nga e Hëna do të fillojnë edhe hetimet financiare.

VILMA RUSKOVSKA – PROKURORE

“Kemi dëshmi se personat e privuar nga liria kanë kryer veprën penale “tregti e jashtëligjshme me drogë”. Nuk donim që para aksionit të zbatojmë hetime financiare, për shkak se kishim droje që mos të zbulohej I gjithë aksioni, por nga E Hëna ju siguroj se do të fillojë edhe hetimi financiar.

Ajo ka thënë se prokurorët një kohë të gjatë janë duke punuar rreth kësaj lënde dhe kanë grumbulluar dëshmi. Ajo tha se janë privuar nga liria 21 persona që gjenden në stacione të ndryshme policore, kurse disa të tjerë po kërkohen.

Ajo bëri të ditur se për momentin nuk ka zyrtarë policor të dyshuar që kanë bashkëpunuar ose kanë qenë pjesë e grupit, por nuk ka përjashtuar një mundësi të tillë, sic tha, do të kryhen ekspertiza të telefonave dhe nëse gjenden komunikime, me këtë lëndë do të përfshihen edhe persona zyrtar. /KlanMacedonia

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments