4.3 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaLajmeBotaShkon në 157 numri i të vdekurve në Gjermani e Belgjikë, vazhdojnë...

Shkon në 157 numri i të vdekurve në Gjermani e Belgjikë, vazhdojnë kërkimet

Ekipet e kërkim-shpëtimit po kërkojnë për të mbijetuar në pjesët më të prekura nga vërshimet në Gjermani dhe Belgjikë, pasi moti i lig shkaktoi 157 viktima në këto dy shtete.

Së paku 133 persona kanë vdekur në pjesën perëndimore të Gjermanisë, në njërën prej fatkeqësive më të rënda natyrore që e ka goditur ekonominë më të fuqishme evropiane në më shumë se gjysmë shekulli.

Rreth 700 banorë u evakuuan të premten në mbrëmje, pasi një digë u shemb në një qytezë afër Këlnit, shkruan Reuters

“Niveli i ujit është duke u stabilizuar nga mbrëmja e kaluar, mund të thuhet se situata është e qëndrueshme”, tha kryetari i një qyteze afër Këlnit.Ndërkohë në Belgjikë, qendra kombëtare e krizave njoftoi se numri i viktimave ka shkuar në 24

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments