22.4 C
Tetovo
E shtunë, 18 Maj, 2024
BallinaLajmeShkelet edhe një afat! U premtua për në fillim të 2024, por...

Shkelet edhe një afat! U premtua për në fillim të 2024, por autostrada Kërçovë-Ohër s’është gati.

Shkelet edhe një  afat. Kemi hyrë në vitin 2024 ndërsa autostrada Kërçovë-Ohër nuk është gati, përcjell TV21. Ky afat ishte dhënë në qershor të vitit 2021. Se nuk do të jetë gati u kuptua që kur Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski theksoi se në trase janë paraqitur 11 rrëshqitje të reja të dheut.

Ai para rreth 2 jave në Click Plus nuk deshi të komentojë se kur do të përfundojë kjo autostradë, por tha se kushdo që ka gabuar në ndërtimin e kësaj autostrade do të mbajë përgjegjësi.

Ndryshe, ndërtimi i autostradës filloi në vitin 2013. Fillimisht ishte menduar të përfundonte në vitin 2018, më pas afati u zhvendos për në qershor 2021, ndërsa së fundmi për dhjetor të këtij viti. Është dashur të kushtojë 378 milionë euro, por shuma është dyfishuar dhe është rreth 600 milionë euro./tv21.tv

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments