6.8 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmeShkarravitet tabela e ASHMAA, fshihet fjala “e veriut” dhe shkrimi në gjuhën...

Shkarravitet tabela e ASHMAA, fshihet fjala “e veriut” dhe shkrimi në gjuhën shqipe

Vandalizmi ndaj tabelave tre gjuhësore nuk ka të ndalur. Këtë radhë viktimë të keqtrajtimit ishin tabelat e vendosura në shqip të Agjencisë për Rini dhe Sport, por edhe tabela e Agjencisë për Shërbime Audio dhe Audiovizuele, përcjell GazetaExpress nga TV21.

Përpos gjuhës shqipe, autorët kësaj rradhe kanë vandalizuar edhe emrin kushtetues të vendit, (Republika e Maqedonisë së Veriut). Në një prononcim për TVM2, kohë më parë, zv/drejtori i ARS-së, Izmi Nura ka kërkuar që të gjinden autorët që e kanë bërë këtë veprim.

Por kjo nuk është tabela e vetme, ndër tjerash javë më parë u thye dhe u vandalizua edhe tabela e Arkivit Rajonal, e cila ishte e vendosur dhe shkruar në tri gjuhë, maqedonase, shqipe dhe angleze

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments