21.4 C
Tetovo
E martë, 16 Prill, 2024
BallinaLajmeZaevi dhe Shekerinska bartës të listave të LSDM-së, Mickoski shpreson të jetë...

Zaevi dhe Shekerinska bartës të listave të LSDM-së, Mickoski shpreson të jetë mandatar

Emrat e bartësve të listave dhe të kandidatëve për deputetë do të zbardhen në tërësi në pjesën e parë të javës që vijon. Kreu i LSDM-së Zoran Zaev dhe zëvendëskryetarja e partisë konfirmuar se do të jenë bartës të listave, por pa potencuar se në cilat njësi. Nga kjo parti më herët kanë konfirmuar se kreu i Besës, Bilall Kasami, do të jetë bartës në njësinë e gjashtë zgjedhore.

Në secilën njësi zgjedhore do të ketë një bartëse grua dhe një bartës burrë. Ne do të shkojmë me dy bartës. Gruaja do të jetë e para në listë ose e dyta por të dy paralelisht do ta mbulojnë terrenin. Në njësinë e katër zgjedhore, rajonin e Prilepit dhe rajoni i Strumicës dhe Radovishit kapin të dy anët e shtetit. Kjo është një cilësi e re, përveç përfaqësimit 50-50, ne do të kemi edhe nga një bartëse grua – deklaroi Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.

Oponenti i tij, kreu i opozitës, Hristijan Mickoski nuk do të jetë bartës në listat e kandidatëve për deputetë. Ai thotë se nuk lëviz nga qëndrimi për të qenë kandidat i drejtpërdrejt për mandatar për formimin e Qeverisë së ardhshme.

Unë jam person i cili nuk i ndryshon aq lehtë qëndrimet dhe nuk e kam në plan ta ndryshoj qëndrimin në lidhje me për të ashtuquajturin “kandidat për mandatar” ose siç e përdorim ne në Partinë Popullore Evropiane “kandidat i drejtpërdrejt”. Të martën opinioni do të mësojë se cilët janë personat, atëherë kemi Komitet Qendror dhe ka njëfarë ndershmërie në kuadër të partisë, duhet Komiteti qendror t’I dëgjojë emrat e kandidatëve dhe më pas ata të dalin në publik –  u shpreh Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Mickoski i ftoi të gjitha partitë e tjera t’i bashkohen në kauzën për të mposhtur pushtetin.

BDI-ja ka caktuar tanimë bartësit e listave për deputetë. Sipas burimeve të Alsat, kreu i kësaj partie Ali Ahmeti do të kryesojë listën në Njësinë e 6 zgjedhore, në Njësinë e 5 bartës liste do të jetë Talat Xhaferi, në Njësinë e tretë zgjedhore ish ministri i Ekonomisë, Bekim Neziri, në Njësinë numër 2 bartës liste do të jetë Arbër Ademi dhe në Njësinë e parë zgjedhore listës do t’i prijë nënkryetari i partisë, Izet Mexhiti. Në Njësinë zgjedhore numër katër, kjo parti nuk do të garojë.

Edhe dy liderët, ai i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela dhe ai i Alternativës Afrim Gashi kanë konfirmuar se do t’u prijnë listave të kandidatëve në njësinë e gjashtë, respektivisht në njësinë e dytë zgjedhore.

Ndërkohë, nga KSHZ-ja konfirmojnë se asnjë listë e pavarur e kandidatëve për deputetë nuk e ka arritur kriterin ligjor për mbledhjen e nënshkrimeve për të garuar në zgjedhje.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments