Unë do të kandidoj për kryetar të Shkupit dhe do të fitoj, u tha mediave njeriu i parë i qytetit Petre Shilegov.
Pas të gjitha spekulimeve se BDI dhe LSDM në zgjedhjet e ardhshme lokale do të garojnë me një kandidat të përbashkët për kryetar bashkie që do të jetë shqiptar, Shilegov zbuloi se ai planifikon të kandidojë përsëri.