15.4 C
Tetovo
E diel, 19 Maj, 2024
BallinaLajmeShefja e diplomacisë bullgare, Maria Gabriel: Nuk janë vetëm ndryshimet kushtetuese

Shefja e diplomacisë bullgare, Maria Gabriel: Nuk janë vetëm ndryshimet kushtetuese

“Nuk janë vetëm ndryshimet kushtetuese, por edhe Marrëveshja e fqinjësisë së mirë dhe dy protokollet. Kemi tre instrumente të ndërlidhura, të cilat janë pjesë e të ashtuquajturit kompromis nga korriku i vitit 2022. Për më tepër, kemi edhe një qëndrim shumë të qartë të Asamblesë Kombëtare”.

Kjo është pjesë e përgjigjes së zëvendëskryeministres dhe ministres bullgare të Punëve të Jashtme, Maria Gabriel, në pyetjen – çfarë po ndodh me procesin negociator të Republikës së Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në BE, nëse vendi respekton atë që kërkohet dhe cili është qëndrimi i Bullgarisë, përcjell DW.

Gabriel e ka dhënë përgjigjen në një seancë të komisionit parlamentar për çështjet e Bashkimit Evropian, zonës Shengen dhe Eurozonës.

“Ajo që është e rëndësishme për ne, është të shohim – nëse ka vështirësi me ndryshimet kushtetuese, cili është progresi në temat e tjera? “E vërteta është se ne mbajtëm dy takime teknike – një në korrik në Sofje, një në tetor në Shkup – dhe për fat të keq, konstatojmë se nuk ka përparim pas tyre”, tha Gabriel.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments