11.7 C
Tetovo
E enjte, 2 Maj, 2024
BallinaLajmeBotaSHBA jep alarmin: Rusia sulmon brenda 48 orëve

SHBA jep alarmin: Rusia sulmon brenda 48 orëve

Parlamenti i Ukrainës miraton gjendjen e emergjencës 

Pushtimi i Ukrainës nga Rusia është çështje orësh. Mediat amerikane duke iu referuar burimeve nga inteligjenca amerikane kanë raportuar se orët e ardhshme në Ukrainë priten zhvillime dramatike, ndërkohë Shtëpia e Bardhë informoi qeverinë ukrainase për një pushtim të mundshëm rus brenda 48 orëve të ardhshme.

Dy burime nga agjencitë amerikane të zbulimit i thanë televizionit CNN se trupat ruse në fakt kanë kaluar kufirin në rajonin e Donbasit që kur Putini njohu si të pavarura dy rajonet dhe lëshoi ​​urdhrin për dislokimin e “paqeruajtësve”.

Sipas një zyrtari të lartë amerikan që ka dijeni për raportet e fundit të agjencive të zbulimit, Rusia ka dislokuar të ashtuquajturat batalione të grupeve taktike, formacioni kryesor luftarak i Rusisë, secila prej të cilave përfshin mesatarisht rreth 800 trupa.

Aleatëve të NATO-s u është dhënë një informacion i ngjashëm i zbulimit amerikan që paralajmëron një sulm të afërt.

Satelitët perëndimorë të monitorimit konstatojnë shtim të mëtejshëm të trupave ruse në kufijtë me Ukrainën, një shenjë që paralajmëron edhe rritjen e rrezikut për nisjen e ndërhyrjes ruse në fqinjin perëndimor.

Ndërkohë Parlamenti i Ukrainës ka miratuar këtë të mërkurë shpalljen e gjendjes së emergjencës në vend , përballë rrezikut të një sulmi të mundshëm rus.

Miratimi i këtij projektligji i ofron  mundësi autoriteteve që të kryejnë kontrolle të dokumenteve personale dhe i jep qeverisë kompetenca shtesë për shpalljen e orareve të shtetrrethimit.

Rezervistët ushtarak nuk do të lejohen të largohen nga vendi. Përballë këtij rreziku, Perëndimi po ofron mbështetje pa kufi për Ukrainën.

Qytetarëve ukrainas që jetojnë në Rusi ju bë thirrje të ktheheshin menjëherë në atdhe, ndërsa Moska filloi evakuimin e ambasadës së saj në Kiev.

Tv Klan

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments